Marrëveshja me Serbinë/ Thaçi tregon bisedën me Metën: Me Ramën s’kam folur. Përgjigje kritikëve të Tiranës

Sep 6, 2018 | 22:06
SHPËRNDAJE

UPDATE/  “Debatet tuaja mbani në Tiranë dhe mos i sillni në Prishtinë”, i është përgjigjur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zërave kundër “korrigjimit të kufijve” (siç e quan ai), që vijnë nga politika e Tiranës.

Ai ka treguar se nuk ka folur me Kryeministrin Rama lidhur me marrëveshjen me Serbinë, ndërsa ka treguar një bisedë me kreun e shtetit shqiptar Meta.

“S’kam biseduar me autoritet në Shqipëri. S’kam biseduar me Ramën”.

Po me Presidentin Meta?

“Ai ka mbështetur dialogun. Po s’kam biseduar. Kam diskutuar pas ceremonisë së varrimit të Demaçit po jo në parametra konkretë, jo në detaje. Edhe Meta është në mbështetje të dialogut, për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi”, tha Presidenti i Kosovës në emisionin “Opinoion”.

Lidhur me reagimin që bëri pas akuzave të ish-Kryeministrit Berisha, ai tha se s’ka folur me emra.

“Asnjë deklaratë e imja s’përmendet asnjë njeri me emër. Unë flas vetëm në parim në princip, me ide dhe faltë. Skam folur për emër as për ish-Kryeministrin për ish-Presidentin, Kryeministrin aktual në Kosovë apo Shqipëri. Raportet e mia me Shqipërinë ka qenë në interesin e përbashkët Kosovë-Shqipëri, në interesin e kombit dhe institucionale”.

Intervista/ Thaçi para takimit me Vuçiç: Ja roli i Merkel, BE dhe SHBA-ve në negociatat me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pranuar se fuqitë e mëdha ka një rol kryesor në marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Lidhur me bisedimet me kancelaren gjermane, Thaçi tha se Znj. Merkel mbështet fuqishëm dialogun dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje.

“Zërat lart e poshtë për mundësinë e ndarjes së Kosovës kanë qenë shumës shqetësuese për të dhe për mua. Po Punojmë për një Kosovë evropiane dhe multietnike”, tha Thaçi.

Jam kundër ndryshimit të kufijve, por për instalimin e kufijve, për korrigjimin e kufijve, shtoi ai ne emisionin “Opinion”.

E përshëndes bisedën mes Trump dhe Merkel dhe deklaratën: po inkurajohen palët për gjetjen e një zgjidhje në favor të dyja palëve.

I pyetur për rolin e BE dhe SHBA-ve në marrëveshjen Kosovë-Serbi, Presidenti tha:

“Definitivisht janë aktorë në krimin e një kushteve më të lehta për negociatat për udhëheqjen e procesit nga BE. Por dhe tjetra, BE dhe SHBA koordinohet fare lehtë për Ballkanin Perëndimor, s’kanë pasur divergjenca në këto 3 dekadat e vogla me përjashtimet e vogla, flas pas Dejtonit”.

PANORAMA

***

Intervista/ Thaçi para takimit me Vuçiç: Jam i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin, homologun e tij rus. “Një takim me Putinin do ta mirëprisja. Kosova nuk ka pasur asgjë të keqe me Rusinë”, ka thënë Thaçi në Opinion.

“Nëse ndodhin takime të liderëve botëror me Putnin, atëherë pse mos të ndodh një takim ndërmjet Putnit dhe Presidentit të Kosovës”, tha Thaçi një ditë para takimit në Bruksel me Presidentin serb Aleksandër Vuqiç.

Intervista/ Thaçi: Referendumi vendos fatin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha mbrëmjen e kësaj të enjte se qytetarët e Kosovës do të vendosin për fatin e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi me anë të një referendumi.

Thaci

“Marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e koordinuar 100 për qind me SHBA-të dhe BE-në. Dhe ajo marrëveshje do të bartet jo vetëm nga një individ, por përmes parlamentit të Kosovës dhe në fund apo paraprakisht do të ketë referendum. Qytetarët e Kosovës do ta vendosin vetë  marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe pyetja do të jetë shumë e thjeshtë: Jeni që Kosova të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe institucione ndërkombëtare duke respektuar marrëveshjen Kosovë-Serbi për njohje reciproke? Po, Jo?”, tha Thaçi në “Opinion” në Tv Klan, duke folur për një shembull të ngjashëm me Maqedoninë, e cila pritet të votojë në një referendum marrëveshjen për emrin me Greqinë.

“Aktualisht jemi në një konflikt të ngrirë, jemi në një ‘status quo’ që për mua shënon regres, ne duhet të lëvizim drejt një progresi dhe një marrëveshjeje konkrete. Është një proces shumë i ndjeshëm. A jam optimist për marrëveshje? Jam shumë pak, sepse është një problem më shuam se një shekullor, një armiqësi dhe urrejtje shumë e gjatë. Por ajo marrëveshje është e nevojshme dhe e domosdoshme. Për mua si President i vendit nuk është e mjaftueshme të jemi të lirë dhe të pavarur, qëllimi është anëtarësimi  në NATO dhe BE. Edhe Serbia është e bllokuar në rrafshin e integrimeve”, tha Thaçi, duke shtuar se duhet një njohje reciproke e dy vendeve dhe integrim i Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Thaçi tha se as ai dhe as miqtë ndërkombëtarë deri më tani, në këto vite nuk kanë arritur ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën.

Në lidhje me komentet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, se raportet mes SHBA-së dhe3 SHBA-ve kanë ndryshuar në favor të Serbisë, Thaçi tha se nuk ia vlen të diskutohen këto komente.

“Ata që mendojnë se SHBA-të kanë ndryshuar në qëndrim me Kosovën gabojnë shumë rëndë.”

“Ne nuk jemi një vend i izoluar, dikush mendon se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë dhe do ta ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Sot edhe SHBA edhe BE e duan Kosovën edhe në NATO edhe në BE do edhe Serbinë në BE. Ne sa më parë që mundemi duhet të arrijmë një marrëveshje historike, paqësore, që do të mund të mbyllte konfliktet.”

Thaçi tha në harkun kohor të dekadave të fundit “SHBA-të kanë ndryshuar, BE ka ndryshuar dhe Ballkani ka ndryshuar…” dhe se një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve është e nevojshme

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura