Intervista speciale pas fitores me Hungarinë, Broja dhe Uzuni: Të lumtur për triumfin, ndeshje e madhe!

Sep 6, 2021 | 13:40
SHPËRNDAJE

Pas fitores ndaj Hungarisë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena”, falë golit të Armando Brojës, ishte ky i fundit së bashku me Myrto Uzunin të cilët kanë intervistuar njëri-tjetrin në mikrofonat e “FSHF.org”, duke shprehur të gjithë lumturinë e tyre pas këtij triumfi:

BROJA UZUNI

Armando Broja – “Jam shumë krenar për këtë fanellë dhe këtë ekip, është një gol me vlerë dhe jam shumë i lumtur për këtë gol. Ngadalë-ngadalë po vazhdoj përpara dhe jam në ritmin e duhur. Myrto Uzuni është lojtar shumë i mirë, luan shumë mirë në ekip, është super lojtar.”

Myrto Uzuni – “Ka qenë një ndeshje e madhe për mua, pasi vija në formën time më të mirë. Këtë e shfaqa në fushën e blertë, jam shumë i lumtur për tre pikëshin edhe vazhdojmë kështu së bashku duke shënuar dhe duke asistuar për njëri-tjetrin.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura