INTERVISTA/ “Rregullat e reja ja makinat që dalin nga qarkullimi nga 1 korriku”

Jan 10, 2016 | 11:00
SHPËRNDAJE

Matja e shkarkimit të  gazrave të automjeteve është ulur, gjë që penalizon fort makinat e vjetra. Në një intervistë për gazetën, specialisti  i Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve shpjegon se cilat automjete do të  penalizohen nga rregulli i ri.

25192_109917272380641_7267334_n
Eksperti në Ministrinë e Transportit, Maksim Tashi

Qeveria ka vendosur të ulë  ndotjen e automjeteve në tri shkallë. Gjatë 6-mujorit të  vitit të kaluar u vendos për  herë të parë matja e gazrave  të makinave, kjo ishte faza e  parë. Nga 1 janari, niveli i  ndotjes nga gazrat e makinave është ulur më tej. Pakkush e di se sa gazra nxjerr  makina e tij, por Maksim Tashi shpjegon për gazetën se në fazën e tretë, pas 1 korrikut 2016, normat e ndotjes nga gazrat e makinës do të  barazohen me ato të BE-së  dhe shumë makina rrezikojnë të dalin nga qarkullimi.

Tashi tregon edhe shifrat  e para, nga 1 korriku deri në  fund të nëntorit të vitit të  kaluar, kur ka filluar matja e  ndotjes dhe penalizmi. Sipas  tij, gjatë kësaj periudhe “9,21  % e mjeteve kanë ngelur për  shkak të mosplotësimit  normave”.

tab copy

Gazeta boton  tabelën me normat e reja të  ndotjes nga gazrat e makinës  deri në fund të qershorit.  Normat janë sa të BE-së, por  kanë një shtesë që varion nga  5 për qind për makinat  shumë të vjetra deri në 30 për  qind për makinat e reja. Kush  ngel në testin e kolaudimit,  nuk mund të qarkullojë në  rrugë dhe praktikisht e ka  makinën të papërdorshme. E  gjithë filozofia e vendimit të  Qeverisë është ulja e numrit  të makinave të vjetra, dhe  duket se pas këtij hapi shumë  nga rreth 450 mijë makinat që htë qarkullimit.

Si ndryshon nga 1 janari  norma e lejuar e shkarkimit  të gazrave për automjetet?

Aktualisht jemi në fazën e  tretë të normave të matjes së gazrave për automjetet, pra  kanë filluar normat e reja për  të arritur në objektivin e normativave të Bashkimit Euro pian, të cilat në vendin tonë  do të nisin të aplikohen pas  1 korrikut 2016. Pra, pas përfundimit të fazës aktuale,  nga 1 janari deri në 30 qershor, shtesat që kishin kundrejt normave të BE-së janë përgjysmuar. Çdo qytetar që  ka mjetin me benzinë apo  gazoil në funksion të vitit të  prodhimit do të ketë edhe  normat të publikuara në  udhëzimin e Ministrisë së  Transporteve që njihen gjatë  kontrollit teknik të mjetit. Në fazën e parë të kolaudimit,  poshtë këtij niveli, mjeti kalon, nëse është mbi këtë  matja e parë që kryhet është  gazi dhe në funksion të kar- burantit benzinë apo gazoil  ka edhe normat respektive.  Për shembull, marrim një  mjet të prodhuar në vitin  1995 me benzinë, me moshë  13-vjeçare deri në 22-vjeçare,  norma e monoksidit të kar- bonit është 0,5, i shtohet 20%  dhe norma bëhet 0,6. Pra, në  rastet kur monoksidi i karbonit është nën këtë nivel, mjeti kalon testin e kontrollit  teknik, në rast të kundërt  ngel. Te një mjet që punon  me naftë, i prodhuar në 2010,  norma e shkarkimit të  gazrave është 0,5, plus sh- tesën 30 % bëhet 0,65. Pra, në  rast se niveli i llandës (ndotja nga djegia e karburantit)  për mjetet me gazoil është  normë mjeti ngel.

Cilat automjete nuk  kalojnë kolaudimin nga  ndryshimi i normave?  

Diferenca e shtesave bëhet  për stimulim të mjeteve me  moshë sa më të vogël. E thënë  ndryshe, mjetet me moshë  më të vogël kanë shtesë më  të madhe, sepse edhe  normën e kanë më të vogël.  Mjetet me moshë më të madhe kanë normën e lartë të  shkarkimit të gazrave dhe  shtesën e vogël. Pra shtesa e  diferencuar bëhet për stim- ulim të mjeteve me moshë  më të vogël. Këto shtesa ap- likohen për 1 vit, çka u jep  mundësi qytetarëve që kanë  mjete të vjetra të kuptojnë se  ka ardhur koha të vendosë  vetë për rinovimin e tij.

Nga nisja e zbatimit të  matjes së shkarkimit të  gazrave, sa automjete kanë  ngelur në kolaudim?  

Nga 1 korriku, që kur ka  nisur të zbatohet matja e shkarkimit të gazrave, si ngelës  në rastet e mosplotësimit të  normave dhe për periudhën  1 korrik deri më 30 nëntor  kemi mjetet me benzinë -që  janë 37 mijë, ku kanë ngelur  9642 mjete, nuk kanë hyrë në  test 461 mjete për shkak të  evidentimit me sy të ndotjes  së madhe që kanë dhe këto  përbëjnë 23 për qind të totalit  të mjeteve. Për mjetet me naf- të janë kontrolluar 120 mijë  mjete, nga të cilat 1200 mjete  nuk kanë hyrë fare për shkak  të evidentimit të ndotjes me  sy, dhe janë 3200 mjete që  kanë ngelur, të cilat përbëjnë  3,6 % të mjeteve. Në total,  9,21 % e mjeteve kanë ngelur për shkak të mosplotësimit  të normave.

Si veprohet më tej dhe  çfarë tarifash paguan një  drejtues?  

Mjeti duhet të shkojë të  kryejë shërbimin, të ndërrojë filtrat, të kryejë kontrollin e të gjithë sistemit të shkarkimit dhe të paraqitet për  rikontroll. Për sa u përket  tarifave, në rast se drejtuesi  i automjetit kryen rikontrollin brenda muajit, tarifa  reduktohet 40 %. Në rast se  kalon 1 muaj, nuk i njihet  kontrolli teknik, ai duhet ta  përsëritë atë.

Cilat automjete dalin jashtë qarkullimit pas 1 korrikut me normat e reja?  

Duke qenë se objektivi  është që pas 1 korrikut të  kemi norma në përputhje me  direktivat e BE-së, këto sh- tesa në fazën e dytë ishin më  të larta, çka do të thotë që  drejtuesit e automjeteve duhet të merrnin masa për  eliminimin e mangësive që  mund të kishte mjeti i tyre.  Shtesat nga 1 janari janë  përgjysmuar, që do të thotë  se normat janë zvogëluar,  por në përqindje të vogël,  pasi ndryshimi nuk është  shumë i madh. Po të bëhet  krahasimi i normës për  monoksidin për një mjet me  benzinë të prodhuar në  1986, nga 4,5, me shtesën 10  % bëhet 4,95. Për të njëjtin  mjet nga 1 janari shtesa ësh- të 5 %, çka do të thotë që nga  4,95 norma shkon në 4,75.  Kjo është një përqindje e  vogël që ulet, por që është  drejt barazimit me normën e  BE-së, që pas 1 korrikut do  të jetë 4,5. Kryesorja e zba- timit të udhëzimit për mje- tet shumë të vjetra, që para  korrikut të 2015-s nuk kon- trolloheshin, ato do kontrollohen dhe për rastet kur nuk  plotësohen normat, ato do të  dalin jashtë qarkullimit.  Mjetet para 1986, që kanë  moshë 30-vjeçare. Kurse  mjetet e prodhuara pas 2002-shit, me moshë 14 vjet, të cilat  duhet të kishin dalë jashtë  qarkullimit, pasi deri në 8-10  vjet shkon përdorimi, por ne  themi që ato do të vazhdojnë  të qarkullojnë, por  plotësuar normat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura