Pagesë 200 mijë euro? Albert Veliu shpjegon përgjimet me Fredi Alizotin: Ja e vërteta

Oct 15, 2018 | 21:54
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Albert Veliu shprehet se Fredi Alizoti gënjen kur pretendon se zëri në audio-përgjim është i tiji. Kjo histori s’ka lidhje fare me të, tha “Babalja”, ndersa shtoi se Alizotin e kishte shok, por që ky i fundit e ka tradhtuar. Lidhur me një përgjim që ndodhet në dosjet e prokurorisë, ku Fredi Alziti  flet me Veliun teksa ai ndodhej në Kosovë dhe përmend “një 200-tëshe”, Arbet Veliu tregon se bëhej fjalë për ti dhënë 200 euro, se ishte pa bukë. I thashë të takojë një njeriun e tim, shtoi ai. Sipas Veliut, Fredi Alizoti është “një i droguar”.

Pjesa e dytë e intervistës në emisionin “Open”

Gazetarja: Ju I qendroni versionit tuaj per zerin, sapo e thate. Problemi eshte qe ne shqiperi ka dale nje personazh qe quhet Fredi Alizoti, mbi te cilin ka disa pergjime, audiopergjime, videopergjime dhe disa versione te historise. Tani pyetja e pare qe kam eshte: a njeh Fredi Alizotin, a ke lidhje familjare?

LEXO EDHE: PJESA E PARË E INTERVISTËS/ A është zëri i Agron Xhafajt? Flet Babalja: Gjer në vdekje…

Albert Veliu: Fredi alizotin e njoh, nuk kam lidhje familjare me te. Thjesht e kam ndihmuar se kam qene njeri hallexhi, I dale nga burgu, I droguar si mund te themi. E kam kthyer ne jete. Ai e ka ditur historine time, ka ditur ngjarjen time, se ia kam treguar une.

Gazetarja: Po si e ka ditur?

Albert Veliu: Qe jam ne pozicion te veshtire dhe qe dun te me vrasin. Dhe e mbaja nga pas per te me ruajtur se kush me vinte nga pas. Ai nuk ka fare lidhje me kete ngjarje.

Gazetarja: pra ju ja keni treguar vete.

Albert Veliu: pot e gjithe historine.

Gazetari: e keni njeri te afert perderisa ia keni treguar.

Albert Veliu: nuk e kam njeri te after po I kam treguar. E kam pasur shok. Kisha besim se me mbronte krahet. Jo se ai ka lidhje me kete ngjarje.

Gazetarja: kur jeni takuar per here te fundit me te?

Alber Veliu: ne tirane, kur une kisha probleme qe me vinin keta nga pas. Me vini keta te drejtorise se pergjithshme. E mbaja nga pas qe te me ruante se kisha merak se me fusnin ndonje plumb. Se tani Çfare nuk pre nga ata.

Gazetarja: Zoti Veli: fredi alizoti pretendon se zeri I publikuar ne audiopergjim eshte zeri I tij. Pra I fredi alizotit.

Albert Veli: nuk eshte e vertete. Merreni dhe futeni ne… merrni zerin tim, zerin e ftedi alizotit, zerin e x-it dhe del se cili eshte. Eshte shume e thjeshte.

Gazetarja: A I keni premtuar para Fredi alizotit qe ai te luaje rolin e Agron xhafajt

Albert Veliu: as qe behet llaf, jane te gjitha genjeshtra. Jane manipulime te gjitha.

Gazetarja: Ka pergjime prokuroria.

Albert Veliu: Le te kete perghime. Jane te gjitha genjeshtra. VeÇse une I kam thene, per mbrojtjen time ti do marresh 1mije leke. 1mije euro te jape vellai per te ndihmuar familjen se e kishte familjen pa buke. Ka 2 pleq ne shtepi qe I ka te semure. Po te doni verifikojeni. Keto jane te gjitha manipulime nga dikush tjeter qe e ka future ne valle.

Gazetarja: Perse do genjente Fredi alizoti dhe do shfaqej krejt papritur ne nje moment te caktuar dhe te thote qe ai ze eshte I imi, nuk eshte I agron xhafes.

Albert Veliu: Fredi alizoti, qe ju te bindeni merreni dhe jepini 1 shishe bira dhe do degjoni shume gjera. Eshte njeri I droguar, eshte alkolist.

Gazetarja: Ai thote qe ju I kishit premtuar 100 mije euro nga 200 mije euro qe secili do ndante.

Albert Veliu: As qe behet llaf. Une ne jeten time me leke nuk me ka blere njeri. Vajta 51 vjeÇ dhe sme bler burre nene me leke. Une kisha historine me x-in, me kishte detyrime per burgun qe bera. Me ktheu kurizin, me la femijet rrugeve dhe e ktheva monedhen. Ketu nuk ka asnje lloj politike, Çfare degjoj. As Olldash, as Salianj, as rama, as me xhafajn nuk kam gje. Une e kam te gjithe me ate se me ktheu kurizin. Me la te vuaja burgjeve dhe me la femijet rrugeve. Dhe vete ngrinte pallate, u be kapobande e ….

Gazetarja: tani edhe njehere. Qendrojme tek 100 mije euro. Ju thoni qe nuk ka asnje, as 100, as 200? A ju ka paguar njeri?

Albert Veliu: Nuk eshte e vertete, jane genjshtra.

Gazetarja: a ju ka paguar njeri per kete regjistrim.

Albert Veliu: As edhe nje 10 lekshe. Une kam ardhur ne kosove qe te me besoni, me 300 euro. I keni te regjistruara ne polici. Dhe ha buke ne azil. Ha buken e azilit, dhe tani qe jemi bashke pot e nxjerr xhepin, jam me 4 euro ne xhep. Asistenca e azilit.

Gazetarja: Sa eshte dita ne asistencen e azilit?

Albert Veliu: I bie 50 euro ne muaj, dhe 50 euro djali 100 euro ne muaj. Me nje fjale shtyhemi per nje cope buke.

Gazetarja: ne fakt prokuroria disponon nje sasi te madhe pergjimesh, shume prej tyre kane dale ne media zoti veliu. Po iu pyes per disa nga keto pergjime. Dalin disa te dhena kompromentuese, per shembull, 6 qershor, ora 9:30 prokuroria thote se juve iu ka marre ne telefon fredi alizoti dhe mes jush eshte zhvilluar kjo bisede. Une po e lexoj. Ai thote e takova, jo ketej jo andej, jam keq po dridhem. Ti I thua: ore thuaj bej likuidimin qe kemi lene, thuaj kaq. Asgje ne bote o fredi vellai se me ate ska lidhje fare kontakti. Besome se jam ne azil per shpirt te plakes. Une flas me ane te tjetrit, me kosovarin me ate. Thuaj o vella bej likuidimin si e lame. Ju e pranoni ketu se behet fjale per nje likuidim.

Albert Veliu: nuk eshte likuidim, pork am familjen pa buke. Dhe I thash te te ndihmoje filani, te jape 200 euro per buke.

Gazetarja: kush eshte ky filani, ke takoi alizoti?

Albert Veliu: Eshte njeriu im, eshte njeriu I shpise time.

Gazetarja: po pse po dridhej ky njeriu?

Albert Veliu: Po eshte I droguar ai.

Gazetarja: jo jo, alizoti thote e takova kete njeriun qe ju thoni se eshte I joti dhe ai po dridhej. Jam keq, jo ketej jo andej.

Albert Veliu: degjo te them nje gje. Keto jane montazhe qe behen te gjitha. Bejini analizat e gjakut atij zoterise dhe pastaj flisni me mua. Interesohuni nje here se ne Çfare gjendje eshte ai.

Gazetarja: Per Çfare behet fjale ne kete bisede.

Albert Veliu: ketu behet fjale qe ti jepja une 200 euro, per te ndihmuar shtepise. Se ishin pa buke ne shtepi se jane cope cope. Interesohuni nje here Çfare te them une.

Gazetarja: Pra ju thoni nuk eshte ai momenti qe dikush duhet te paguante ate 200 mije euroshin.

Albert Veliu: jo jo jo. Ska pagesa fare, jane te gjitha sajesa, jane te gjitha filma. Dhe I lutem shume prokurorise te Çoje Çeshtjen deri ne fund. Mos te merren me lajme hovi ne televizone, I babale 1, babale 2. Se une jam njeri q eta dije dhe ai zoteria I madh, une nuk kam rene nga qielli. Une jam thjesht nje qytetar I thjeshte.

Gazetarja: Ju thoni gjithashtu, ne kete paragraph qe lexova, une flas me ate tjetrin, me kosovarin. Me ate? Çfare keni dashur te thoni?

Albert Veliu: shiko kosovari, ne kemi pseudonimin e nje shokut tim, qe kam une poshte. Nuk ka lidhje kosovari fare, eshte pseudonimi, siÇ me thone mua babale, tjetrit I thone kosovar, tjetrit korÇar, tjetrit I therrasin kuqo. Pseudonime ka Çdo njeri ne ambjentin tone. Ska lidhje fare.

Gazetarja: pra ju po thoni qe nepermjet nje njeriu tjeter, me njeriun qe duhet ti jepte keto 200 euro ketij personi.

Albert Veliu: po sepse kishte ngelur ne mes te rruges, dhe kishte plaken semure ate dite.

Gazetarja: Fredi alizoti, del nje tjeter pergjim I dates 12 qershor, ku flet serisht per parate. Ai flet me nje numur qe mbaron me 974 dhe I thote. Une po lexoj prape se Çfare thote alizoti. Muhabet nuk ke degjuar ne television ti. Po fola une gjera, ai muhabeti jam une, e kape filmin ti? Une bera sikur isha vellai I tij. E ke parasysh, degjon? Bera sikur isha vellai I tij. E kupton do merrnin nga 100-she, a e kupton ti?

Albert Veliu: nuk eshte e vertete fare, keto jane te gjithabproÇkulla.

Gazetarja: Pastaj thone: po keta mo burre, po nuk ishte gje e mire ajo. Kupton ti, nga 100 erdhi muhabeti, prit nga 100 per 100-she. Me tha nuk marrim 200, me tha mua marrim 100. Po mire I thash une, mendova qe po devijonte. E ke parasysh ti se Çfare tipi ka ai. I thashe une me jep nje 20-Çe dhe une ika.

Albert Veliu: Motra, jane te gjitha genjeshtra. Jane te gjitha te improvizuara, siÇ I thoni ju ne gjuhen tuaj. Jane te montuara nga dikush. Ai nuk ka fare lidhje. Ate te vertete e di vetem une dhe ai x. kemi 2 kampione zerash, merrini.

Gazetarj: Alizoti thote se ai x jam une.

Albert Veliu: jo eshte x tjeter. Ka dale edhe nje Agron Hyseni qe une nuk e kam pare kurre ne jeten time dhe une nuk e di kush eshte.

Gazetarja: Do iu pyes edhe per ate por mbarojme njehere me fredi alizotin.

Albert Veliu: me kete nuk kam fare lidhje. Ky eshte komplet e manipuluar.

Gazetarja: po keto jane pergjime, si eshte e manipuluar?

Albert Veliu: kjo eshte e manipuluar dhe eshte diÇka qe lidh kete mes. Mua nuk me interesojne si te djathtet edhe te majtet, I pafsha ted y palet ne bote tjeter. Une e kisha me x-in gjithe kete histori. Nuk kam pune fare me punet politike, se jane futur shofe keta.

Gazetarja: a iu kishte thene Alizoti qe do I tregonte te gjitha nese ju nuk do e paguanit?

Albert Veliu: As nuk eshte e vertete fare, pasi nuk I ka diskutuar me mua keto muhabete, se nuk ka shanse ti diskutoje me mua keto muhabete. Nuk ka shense te bisedoje keto lloj muhabetesh sepse nuk eshte fare I lidhur ne kete lloj historie.

Gazetarja: A ju kishte thene ai se ne daten 1 qershor do telefononte ne polici per te treguar te verteten e tij, se e ka bere ai rolin e Agron xhafaj.

Albert veliu: nuk eshte e vertete.

Gazetarja: sepse ne daten 1 qershor ai ka bere nje telefonate.

Albert Veliu: nuk eshte e vertete.

Gazetarja: si nuk eshte e vertete, nuk eshte e vertete Çfare?

Albert Veliu: nuk eshte e vertete qe te me kete telefonuar mua.

Gazetarja: jo jo, ka telefonuar ne polici.

Albert Veliu: nuk I di keto gjera sepse as nuk jemi takuar dhe as nuk I kemi bere keto muhabete. Te gjithe per mua keto jane te sajuara.

Gazetarja: Ne daten 29 fredi alizoti kishte telefonuar edhe Erzen BreÇanin. E njifni se kush eshte?

Albert Veliu: Erzen breÇani, as nuk e kam degjuar ndonjehere kete emer.

Gazetarja: e ka marre alizoti dhe I ka thene une e kam bere rolin e Agron xhafaj. Eshte nje ish punonjes policie. Pse duhet ta bente ai kete gje sipas jush, duke u thene njerezve te ndryshem se ai e ka bere kete rol.

Albert Veliu: Shiko, ai eshte njeri I droguar, thashe edhe njehere. Çfare nuk pret nga keta lloj njerezish, shume lloj gjerash. Manipulime, shpifjesh.

Gazetarja: mos ishte thjesht I merzitur se nuk kishte marre parate.

Albert Veliu: jo jo jo. Degjo te te thote nje gje Alberti. Ai mund te thote shume gjera po asgje nuk eshte e vertete. Kete te garantoj me timen.

Gazetarja: A e keni pare videopergjimin e publikuar nga deputeti Salianji te fredi alizotit? Eshte publikuar pak dite me pare. Nje videopergjim ku alizoti thoshte komplet gje tjeter, qe I ishte bere presin kete rradhe nga ana e maxhorances per tu terhequr. A e keni pare apo jo.

Albert Veliu: dole tek llafi im.

Gazetarja: Çfare mendoni per audiopergjimin?

Albert Veliu: une mendoj qe e perdorin per mish topi. Te bejne show, per te mbuluar keto ngjarjet reale qe po them une. Keto qe jane reale duan ti mbulojne me diÇka tjeter.

Gazetarja: a mendoni se I eshte bere presion fredi alizotit?

Albert Veliu: Shume, jo pak.

Gazetarja: per tu terhequr nga variant I pare?

Albert Veliu: Shume, jo pak presion.

Gazetarja: e dini, apo e merrni me mend kete gje.

Albert Veliu: nga sa degjova ne televizor, e di se sa mban ai njeri, dhe I kane ofruar.. nuk di se Çfare I kane ofruar por qe e kane Çuar ne xhiro. Sa ai per nje shishe bire, shet edhe shtepine.

Gazetarja: ju thate se sa mban. Sa mban ne Çkuptin. Mban apo nuk mban ky fredi se nuk po e kuptojme tani. Ju thoni qe per nje shishe bire…

Albert Veliu: me fal, eshte nje tip qe Çfare te them une tani. Mesa e njoh une qe mbaja nga pas. Nuk flas dot o motra ime per kete person, sepse nuk kam pasur shume marredhenie me te. Kam pasur nje marredhenie te thjeshte.

Gazetarja: ti e ke marre per te te mbrojtur.

Albert Veriu: e morra per te mbrojtur nga nje miku im qe ka qene ne spanje. Se ne kemi qene ne spanje. Dhe me tha qe per jeten tende te garanton filani. Per kaq. Gje tjeter nuk ka me mua ai.

Gazetarja: po ti thua qe ia ke thene te gjitha.

Albert Veliu: Moj, i kam treguar ngjarjen, une kete te thashe.

Gazetarja: po nuk ishte ngjarje e vogel ajo qe I ke treguar:

Albert Veliu: ia tregova ter ngjarjen se doja mbeshtetje, se me tha nje miku im ne spanje se filanin e ke ne krahe, pergjigjet edhe me jeten e tij. Kjo eshte, per gjera te tjera ai nuk ka lidhje fare. Keto gjera qe degjon ne television, mua me duken, ku di gje une..

Gazetarja: pra mendoni se I eshte bere nga maxhoranca apo ka shkuar alizoti eshte ofruar.

Albert Veliu: moj qe I eshte bere person.. une them qe I eshte bere presin dhe e kane detyruar qe te thote gjithÇka. Une kete mendoj. Se ai nuk ka fare lidhe ne te gjithe kete.

Gazetarja: Mendoni se eshte I paguar nga dikusht?

Albert Veliu: po une nuk mund te ve doren ne zjarr.

Gazetarja: per te thene se ai e ka bere zerin e Agron xhafaj.

Albert Veliu: ai ska fare lidhje me zerin e atij x-it aty.

Gazetarja: ai e deklaron vete kete gje, eshte ne burg per kete pune.

Albert Veliu: shiko eshte ne burg per kete pune, ne burg me Çuan edhe mua qe jam nje deshmitar. Nje deshmitar qe kerkon nje te drejte dhe mua me dhane masen me burg.

Gazetarja: po ai ka dale vete.

Albert Veliu: eshte shtyre nga dikusht. I kane dhene nga nje kafe, a ku di une se Çfare I kane dhene, se nuk mund te jem garant se Çfare japin njerezit. Drejtori I policise I kishte dhene pako, po se Çfare pako eshte une nuk e di.

Gazetarja: nje nga pergjimet, ai thote se ardi veliun e ka mik, drejtorin e policise. Ti ishe ne dijeni per kete.

Albert Veliu: une fare fare fare.

Gazetarja: eshte e vertete kjo? Ke informacion?

Albert Veliu: tani, nuk mund te flas por qe I di ai qe ka folur.

Gazetarja: ti e di se kush ka ardhur te me marre me makine mua? Eshte diÇka qe del nga pergjimet. Drejtori I pergjithshem I gjithe shqiperise, Ça e ka ai, nga delvina, nga eshte ai. Behet fjale per Ardi veliun. Kjo eshte fjalia e shkeputur e fredi alizotit nga video e publikuar nga partia demokratike nga Salianji. Mendoni se eshte I perfshire Ardi veliu ne kete Çeshtje.

Albert Veliu: vallai, une mendoj se…sa kane qeverine ne dore.. ju jeni gazetare beni punen tuaj dhe degjoni dy llafe me llogjiken time. Ai I ka te gjitha ne dore. E bejne te bardhen te zeze, te zezen te bardhe e bejne sit e duan. Une versionin tim do I qendroj deri ne fund, kjo qe eshte e vertete eshte e vertete.

Gazetarja: fredi alizoti permend  edhe nje emer tjeter ne video, taulanti thote. Kush mendoni se mund te jete.

Albert Veliu: po ky taulanti qe thoni ju, ai qe thashe eshte I lidhur me te gjithe kingat e shqiperise.

GAzetarja: per ke behet fjale?

Albert Veliu: po me gjithe kingat e shqiperise ai eshte I njojtur. Me te gjitha figurat ai ka marredhenie se eshte djali I shkathet ai miku qe ia ben babalja numer 1 dhe babalja numur 2. Ne jemi babale dhe babalja do vdesim. Nuk vdesim egoiste ne public.

Gazetarja: po ti pse beson qe taulanti eshte taulanti per te gjithe, qe ne mendojme te gjithe. Behet fjale per deputetin e partise socialiste.

Albert Veliu: nuk dua te flas per asnje lloj politikani, mundesisht nuk dua tu degjoj zerin, dua qe te kem familjen e qete, te me lene mua te qete. Te marrin zerin tim te ekspertizes, dhe zerin e x-it, dhe zerin e Agrn Hysenit dhe te fredi alizotit dhe te shohin.

Gazetarja: I kane marre dhe ka ardhur pergjigja.

Albert Veliu: Çfare pergjigje ka ardhur?

Gazetarja: I kane bere dhe une do iu pyes me pas per kete. Por une dua tu pyes edhe njehere pyetjen. A I kishit premtuar para Fredi Alizotit?

Albert Veliu: asnjehere.

Gazetarja: qe te kryente rolin e Agron xhafajt ne pergjimin.

Albert Veliu: nuk ka fare lidhje, o gazetare nuk ka fare lidhje. Kete ta garantoj edhe ne bote tjeter, keto jane te gjitha manipulime.

Gazetarja: dua tu beja dhe disa pyetje te tjera nga pergjimet. Ne daten 19 qershor 2019 ne oren 15, fredi alizoti flet me nje numur telefoni qe perfundon me 502 dhe thote: e pe gazeten, I thote ky numur alizotit. Jo I petgjigjet ai, Çfare thoshte. Thoshte qe do kete arrestime, vazhdon 508, dhe qe jane marre 100 milion leke nga deshmitari nga Navosela. Vazhdon ky numur, jane marre 100 mije euro nga babalja. Ke nje koment per kete.

Albert Veliu: keto te gjitha jane genjeshtra, te gjitha jane shpifje, le ti verifikojne keto te gjitha dhe te ndeshkohet ai qe ka shpikur keto gjera. Po ka drejtesi dhe ka shtet.

Gazetarja: nje tjeter pergjim eshte ai I dates 20 maj, ku ti flet me numur qe mbaron me 327. Kush te pyet 327, juve thoni luli me Ervinin. Keto jane pergjime qe kane dale. Kush eshte luli, kush eshte ervini?

Albert Veliu: degjo… luli eshte nje ish baxhanaku im, qe kemi grate motra. Qe ka qene I fejuar me aun time, eshte nje nga vlora.

Gazetarja: PO ervini?

Albert Veliu: Ervini eshte ai qe kam une tek lungomare, qe punonte djali. Dhe keto jane te gjitha…

Gazetarja: po per Çfare iu duheshin keto?

Albert Veliu: po nuk vente te merrte djalin, qe nisa djalin. Qe percolla familjen, si do e percillja familjen time.

Gazetarja: se ju thoni shkruani nje mesazh ledios, te na shkruaje ne.

Albert Veliu: se une vete nuk isha ne telefon, se une ne kercenim ngela dhe po them.. ti I di gjerat shume mire tani, nuk eshte nevoja te besh pyetje tani qe…

Gazetarja: me ke po flisnit ketu, kush eshte njeriu?

Albert Veliu: une ketu kam folur me vellain tim dhe kam ikur me urdhet te vellait tim. Dhe te mos I ngaterojme gjerat e te fusim familjen time ne keto gjera, se keto jane te gjitha familja ime, shpia ime, harafi im.

Gazetarja: ne nuk  e dime, ne kemi thjesht nje numur, nuk e dime I kujt eshte.

Albert Veliu: Ky eshte numri I djalit tim.

Gazetarja: numri I djalit apo vellait tuaj, numri qe mbaron me 327.

Albert Veliu: I klevisit, dhe ka folur djali me djalin. Dhe te mos I ngaterojme, keto jane gjera familjare te brendshme, keto jane gjera qe keta I fusin show. Emra L dhe E, qe mua nuk me interesojne fare. Nuk dua te di, as per te majte dhe as per te djathte.

Gazetarja: po pse thoje L dhe E dhe nuk thoje emrin e plote, meqenese.. ti kishte frike se ishe I pergjuar qe flisje keshtu?

Albert Veliu: normal qe isha I pergjuar, mua me ane te ketij telefoni me gjenin se ku isha ne tirane, me ane te telefonit mua me gjenin ne Çdo vend. Une isha I ekzekutuar troÇ, une te mos kisha miqte e mi tek Selvia, une isha I vrare.

***

INTERVISTA/ Rrëfimi i ‘Babales’: Si më mbajtën 3 orë peng…

Albert Veliu, ose i njohur ndryshe si “Bablja” ka treguar edhe se është kërcënuar pas publikimit të audio-përgjimit, gjatë një interviste transmetuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”. “Bablja” tregoi se nuk ishte në dijeni se audio-përgjimi do bëhej publik.

Albert Veliu, i ka qëndruar deklaratës se zëri në audio-përgjim është i Agron Xhafajt.

Albert veliu2

PJESE NGA INTERVISTA

Perveç ketyre momenteve keni pasur kercenime te tjera

Po kam patur kur me arrestuan ne Kukes

Ju ishit nisur nderkohe per te bere

Isha nisur per te bere shpenzimet e mia diku do beja pazaret e mia do dilja per qejfin tim se une isha shtetas i lire nuk isha ne kerkim do vete ku te dua

Do te shkonit ne Kosove per..

Ne Kukes jo ne Kosove do iki ne shkoder ne kukes ne tropoje te miqte e mi do veja te haja nje dreke.

Ne daten 18?

Ne daten 18 do veja te haja nje drekte do ikja ku te doja se jam shtetas i lire nuk isha ne kerkim isha nje deshmimtar me kane dale 6 maska isha ne nje restoran ne kukes me kane ardhur ne koke pa uniforme policie targat angleze gjermane asnje targe shqiptare makina si te grabitura.

Kush ishin si u prezantuan?

Si kemi ardhur nga shteti si me moren ketu ne kamp e njejta gje eshte me kane mbajtur 3 ore peng ne laç ne nje rrugice sa ka dale tablua ime ne parlament doli ajo thenia ime se mos kish dale ajo une isha i vrare me ka çuar ne prekurori te shkalla e pare.

Cila thenie çfare thenie ka dale ne parlament?

Doli tablua ime qe e dhashe naten intervisten dhe ajo me shpetoi jeten se kishin urdher per te me hedhur ne kanal aksident .

E merni me mend kete apo ja u kane..

Eshte e sakte te mbash tre ore peng kur ty te jep urdher qeveria qe mere filanin qe ke urdher per arrest a per ndonje gje do me çonin ne prokurori direkt.

Po ku ju mbajten ne Laç

Në autostrade tre ore ne nje rruge tre ore peng brenda ne makine

Çfare ju thoshin

Qe çne ti me kete presione nga me te ndryshmet erdhi nje shef tjeter nje i madh nje shef i beratit kush ska ardh.

Mban mend ndonje emër?

Emra nuk mund te ze ne goje se te tjeret hane buke ushqehen mbajne familjen skane faj kane urdher

Nga keta shefat dua te di…

Nuk mund te ze emrash shefash ne goje ato e di ai i madhi qe kishte treguar

Pra shefi i beratit kush ishte tjetër?

Nuk e di sqe i beratit me origjine ishte nga berati po ishte dikushi nuk dua ti ze emra ne goje se ushqejne familjen te gjithe se jane hallexhinj te gjithe se bejne nga deshira e tyre e bejne nga puna

Pastaj ju liruan kur ju liruan

Me kane çuar ne prokurori me moren kampionin e zerit ne oren 11 kam vajtur ne prokurori me kane kapur ne oren7 pa njezet te mengjesit dhe me kane çuar ne 11 ne prokurori imagjino te rish tre ore rrugeve sikur kisha bere ndonje 100 vrasje njeri sa me kane çuar ne prokurori me ka marre nje prokuror me ka marre kete te zerit trashe holloje ja dhashe kampionin tim me ka thene ti me x e di qe ka kater difekte x ne gurmaz ne zanore qe eshte audiopergjimi im

Qendrojme tek nata qe juve thoni qe ju moren peng çfare ore dhe kur filloi

Mua me ka marre kam qene me taksixhi me ka marre kam qene po ikja per ne tropoje ta them troç te nje miku im nuk e ze emrin ne goje se eshte dikush ai ne tirane

Ne çfare date behet fjale?

Ate dite qe me arrestuan me kane mbajtur 3 ore peng ne makine

Pastaj juve kur e kaluar kufirin?

Kufirin une e kalova ne daten 24 nuk kalova kufirin une nuk eshte shkelje e paligjshme siç thote shoku kryeminister ka kaluar kufirin e paligjshem kam kaluar mes doganes nuk kam kaluar maleve kam kaluar mes doganes ne kembe bashke me djalin

Dhe nuk ju ndaloi askush

Askush nuk me ndaloi

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura