INTERVISTA/ Rrëfehet Bleona: Pse u ndava me Gani Bardhën

Sep 26, 2015 | 6:08
SHPËRNDAJE

Bleona Qerreti, e ftuar në “Zonë e Lirë” ka folur gjerë e gjatë për jetën e saj,  marrëdhënien me ish-bashkëshortin, ndarjen dhe planet e së ardhmes. 

Bleona-Cani

Pas 10 vitesh që moderatori i njohur i “Zonë e lirë”, Arian Çani kishte krijuar një refren për të pasmet e Bleona Qeretit, këngëtarja në ndalesën e saj të fundit në Tiranë, i ka telefenuar vetë moderatorit, duke i kërkuar të jetë në studion e “Zonë e Lirë” për t’u përballur dhe rrëfyer për të. Pak ditë pas premierës ekskluzive nga Vevo e klipit të saj “Take you over”, Bleona hapi emisionin e së premtes, e veshur shik dhe shumë në formë. Dy ditë pasi deklaroi tek emisioni i Blendi Fevziut se “nuk kishte çfarë t’i bënte Çanit, se ai është një cope idioti” ajo ka vendosur të ulë armët me gazetarin e njohur. Duke bërë një parantezë të marrëdhënies së tyre të mëparshme, Çani sqaroi se para 17-18 vitesh një shkrim për veshjen e saj në “Gazetën Shqiptare”, kryredaktor i së cilës ishte ai ftohu shoqërinë e tyre.

Më poshtë intervista që këngëtarja Bleona Qereti dha në studion e “Zonë e lirë”:

Në fakt kur e mendon kënga jote që ka mbetur në memorien kolektive  është “Ti nuk din as me ma lyp” …

Në fakt kjo ka qenë këngë e evoluar për kohën, dhe njerëzit sot po e kuptojnë këtë.

E bukura është se të shkon shumë, kur mendon sa shumë meshkuj të kanë ardhur vërdallë, që s’kanë ditur të ta lypin…

Kam ardhur për “Take you over”, por ti je 10 vite pas… Gjithsesi dua të sqaroj që Çanin e telefonova unë për të ardhur në emision. Vendosa të vij vetë duke u nisur nga fakti që për 10 vjet ke folur për pjesën e poshtme timen, dhe unë kam ardhur të të tregoj edhe pjesën e poshtme dhe të sipërme… Meqë je doktori i b…së, erdha të japësh verdiktin tënd se ndryshe ta nisja foton me email. Megjithatë unë kam ardhur të ndërtojmë urat tona, po kjo s’do të thotë se do martohemi bashkë…

Je veshur shumë shik sot, veshje e bukur…

Faleminderit edhe pse kemi kohë që s’shihemi. Ne kemi qenë shumë shokë, deri kur në botimin e një shkrimi në “Gazeta Shqiptare” dhe unë vendosa të mos të të flisja më.

Bleona unë dua të sqaroj diçka se unë s’kam asgjë me ty. Thjesht emri yt e ka fajin, pasi rimon me refrenin “O Bleona, o Bleona i ke b… të si vagona…

Po të më doje, do e kishe bërë ndryshe rimën. Megjithatë unë erdha të të dregoj b… në time, që të iki pastaj e qetë në Amerikë. Në këto kushte unë besoj se do të thuash të vërtetën, se besoj që je i vërtetë në ato që thua. Dua ta prekësh dhe të thuash atë që ndjen.

Unë në fakt kam dhjetë vjet që përsëris këtë rimë, pasi mua më janë dukur të varura….

Atëherë unë jam këtu për të thënë, që b… të e mia janë të ngritura.

Lind pyetja si janë ngritur? Me stërvitje apo botox?

Ç’botox?! Të ishte ashtu s’do të të kisha telefonuar vetë për të ardhur këtu. Gjithsesi në rregull se s’kam ndërmend as të fle e as të martohem me ty.

Pse mërzitesh ti kaq shumë, kur unë nuk shqetësohem pasi më quajte “copë idioti” te Fevziu?

Në fjalorin shqip-shqip fjala idiot përdoret për një njeri që nuk është normal në gjërat që bën. As unë s’jam normale.

Në fakt ty po të shohësh si femër je shumë e mirë, me fytyrë e lezeçme, trup elegant e perfekte…

Askush s’është perfekt, as unë.

Një moment dua të të pyes përse të duhet të vish këtu në Shqipëri, kur ke arritur suksesin në SHBA? A je mirë atje?

Pse bëheni nihilistë?! Ç’do artist kthehet tek baza e fansave tij, ashtu si Jenifer Lopez, e cila nuk e lë asnjëherë vendin nga ka ardhur jashtë axhendës së tureve të saj.

Të mungon Shqipëria?

Normale. S’do isha Bleona nëse s’do kisha mbështetjen e fansave këtu. Sepse unë s’është se mora pasaportën amerikane dhe jam amerikane. Unë jam shqiptare dhe në Ametikë do çoj muzikën e vendit tim. Mua kjo më duket sukses.

Si i siguron paratë?

Unë jetoj nga buka ime, dhe s’kam asnjë dashnor apo burrë të martuar që më mban me para.

Ke pohuar që ke pesë vite që fle vetëm, e vërtetë?

Po në kuptimin që njerëzit bëjnë sakrifica, që të arrijnë aty ku duan.

Ti mund të kesh dikë dhe të kesh sukses, ç’lidhje ka kjo?

Unë nuk kam thënë kam 5 vite pa seks. Pastaj unë kisha një jetë  private që nuk e vazhdova, se unë vendosa të shkoja në Los Angelos, të ndiqja ëndrrën time. Ish-burri im Gani Bardha kishte jetën dhe punën në Detroit dhe s’mund të më ndiqte.

Për të sjellë në jetë një fëmijë nuk donte ai?

Sigurisht që donte por unë s’isha gati. Tani ka ardhur koha të sjell në jetë fëmijën tim. Tani që albumi është gati për vitin 2016 dëshiroj të bëhem nënë. Është insikt femëror.

S’do e bësh me Ganin?

Nuk përjashtohet si mundësi.

Po ju jeni ndarë?

Po, por jemi shumë miq ende.

Kur u martove me Gainun u bë lajm jo që u martove me djalin e Ekrem Bardhës, por me vëllain e Donika Bardhës. Mbaj mend që thoshin në atë kohë, ”e mençur Bleona që po martohet më një djalë të pasur, simpatik…

Po, sepse Gani të merr më qafë si pamje. Por nuk thanë e mençur, thanë nuk e merr ai, kjo këndon “Ky nuk di as me ma lyp”, etj. Unë kam një marrëdhënie korrekte me të dhe familjen e tij, dhe motra e tij Donika është i vetmi person, që më ka dërguar urime për klipin.

Me kë jeton në SHBA?

Me qenin tim. Përballë prindërve, me të cilët u ndamë në apartamente të veçanta para një viti e gjysmë. Kam pranë mamanë Olin, e cila më thotë që duhet të martohem, dhe se s’na duhen koncertet po na duhet një fëmijë.

Prindërit e tu nuk kanë qenë të pasur, si të kanë ndihmuar?

Moralisht më kanë ndihmuar, pasi realisht jam unë ajo që ndihmoj familjen time me para.

Po ku i gjen gjithë këto para?

Punoj.

Të transferojnë para meshkujt në llogarinë bankare?

Jo zemër, s’jam tipi i femrës që një mashkull mund të më ndihmojë. Ti nëse do të ndihmosh po të jap numrin e llogarisë.

Fiton nga koncertet?

Po hë si mendon ti, me karakterin që kam?

Nuk është se kanë qenë meshkuj të ndryshëm afër teje?

Unë të gjitha kam vendosur të jetoj pa filtra, dhe kur them jam vetëm është e vërtetë që jam vetëm. Unë do bëj një libër, ku do të flas për të gjithë njerëzit e jetës sime. Do të jenë me emër e mbiemër dhe libër shtëpie.

Do të përmendësh dhe emrat e njerëzve të njohur të artit e politikës?

Askush s‘do shpëtojë pa u përmendur pasi ç’do marrëdhënie në jetën time e kam pasur shumë korrekte. POr libri do të botohet në SHBA. Gjithsesi ty Çani të kam falur publikisht.

Nëse ke dëshirë dhe mund të më rrahësh?

Jo zemër, unë mund të të puth. Faleminderit që më dhe mundësinë të jem këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura