INTERVISTA/ Rama në Sky News: Debati për Shqipërinë, qesharak

Apr 27, 2016 | 7:57
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në një lidhje për televizionin britanik “Sky News” për përfshirjen e vendit tonë në debatin që po zhvillohet në Britaninë e Madhe mbi referendumin nëse duhet të qëndrojnë apo jo në Bashkimin Evropian.

Më herët, Rama botoi një opinion në gazetën britanike “The Times”, ku jepte një përgjigje për deklaratën e Sekretarit britanik për Drejtësinë, Miachel Gove se pas daljes nga BE partneritetin me Gjermaninë, Francën, e vende të tjera ta zëvendësonin me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën.gdgdr

Gove, i cili mbështet “Brexit”, është shprehur se Britania e Madhe duhet t’i bashkohet Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Ukrainës në një zonë të lirë tregtie Evropiane nëse vendoset të dilet nga BE. Kritikët vërejtën se modeli shqiptar i tregtisë nuk ka akses në tregun e përbashkët të BE-së dhe se eksportet e saj për në vendet e BE-së duhet të kalojnë kontrollin në dogana.

Rama duke folur në emisionin “Sky News Tonight”, tha se fillimisht i ishte dukur si shaka që Britania të merrte Shqipërinë si shembull për marrëdhënien me BE-së duke mos qenë pjesë e unionit. Ai u shpreh se Shqipëria nuk mund të merret si shembull në këtë rast, pasi ajo kërkon që të bëhet pjesë e BE-së në mënyrë që të mos ndeshet me penalizimet që ka sot jashtë saj.

INTERVISTA

A jeni i kënaqur nga propozimi i Miachel Gove për një aleancë të Britanisë me vendet e Ballkanit?

Rama: Jo, vërtetë e dëgjova nga dikush në zyrë dhe fillimisht mendova se bëhej fjalë për ndonjë shaka. Por kur lexova tekstin, duke njohur dhe respektuar inteligjencën e z. Gove u befasova, mu duket e çuditshme. Gove po bënte thirrje për një lloj konfederatë dhe jepte si model një shembull që ne shqiptarët nuk duam ta kemi me BE-në, ne duam të jemi pjesë e BE-së, nuk duam të vuajmë jashtë BE-së vendosjen e kushteve të tjera që na vendosen nga ky pozicion që jemi.

Çfarë pëlqen te BE?

Rama: (Qesh) Për mua është e çuditshme që vendi i Uinston Çërçill, një prej shoqërive më të mëdha në botë… po diskuton daljen apo qëndrimin në BE dhe po harron thelbin e këtij debati – që BE u imagjinua dhe u ndërtua si projekti më i madh për paqen, sigurinë dhe prosperitetin… dhe nëse gjerat nuk po funksionojnë, atëherë kjo do thotë se ka diçka që nuk shkon por jo sepse BE nuk po funksionon në vetvete apo që unioni nuk është funksional. Nuk është problemi te BE-ja mendoj unë.

Por, shikoni se çfarë i ndodhi fqinjit tuaj, Greqisë. Nëse Shqipëria i bashkohet BE-së, një ditë do të hyni dhe në zonën euro dhe mund të rrëzoheni si Greqia…

Rama: Po u thua britanikëve se Greqia u rrëzua nga BE? Por faktet tregojnë se nuk është kaq e thjeshtë. BE është një forcë udhëheqëse për reforma, shihni Ballkanin, shikoni vendin tim, shikoni Serbinë. Nëse Greqia vuajti atë që vuajti, nuk ishte pse BE-ja ka probleme ekonomike, por sepse reformat nuk ishin përmbushur dhe se kishte plot gjëra të pavërteta, që ia ushqyen vetes e më pas u përballën.

Po të them atë që po thuhet në debatin këtu (Britani), jo se e them unë; Nëse qëndrojmë në BE, një ditë do të kemi shqiptarët që fluturojnë në Britani…

Rama: (Qesh) Një ditë do të keni miliardë e miliarda shqiptarë që fluturojnë në qiellin e Britanisë dhe do t’u pushtojnë si në filmat fantastiko shkencore? Jo, jo. Shqiptarët, serbët dhe të tjerët në këtë rajon kanë regjim të lirë vizash prej disa vitesh dhe mund të lëvizin lirshëm kudo në BE përveç Britanisë së Madhe. Kështu që pyesni gjermanët, pyesni francezë, pyesni danezë, pyesni këto mes vendeve të pasura nëse kanë parë që qielli i tyre të nxihet nga shqiponja shqiptare dhe të sulmojnë atje popullatën… kjo është pa kuptim, plotësisht e pakuptimtë. Dhe nuk mund të imagjinoj sesi shoqëria kaq e jashtëzakonshme si shoqëria britanike mund të arrijë në një debat të tillë foshnjarak.

 


Edi Rama ne Sky News by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura