Intervista për borxhin rekord 80.1%, Eksperti: Sot paguajmë 1070 euro më shumë!

Jan 28, 2022 | 11:02
SHPËRNDAJE

Gazeta Shqiptare/ Borxhi publik në Shqipëri gjatë vitit që lamë pas rezultoi se është 80.1%, shifra më e lartë kjo e raportuar zyrtarisht nga Ministria e Financave. Niveli i borxhit publik ka qenë gjithmonë një shqetësim për ekonominë shqiptare dhe një ndër “kuajt e betejës” me të cilën Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, kur premtoi ta ulte akoma më shumë. Sot qeveria justifikohet se rritja e borxhit erdhi si pasojë e dy krizave, tërmeti dhe pandemia.

Por, çfarë thonë ekspertët në lidhje me këtë rritje të frikshme të borxhit publik dhe si i vlerësojnë ata masat e marra nga ana e qeverisë shqiptare për përballimin e krizës ekonomike, e para e të cilave ka qenë marrja e Eurobondit prej 650 milion eurosh.

Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli shprehet se rritja e borxhit publik, duke qenë në nivele shqetësuese, sigurisht që përbën një rrezik të madh për financat publike.

Sipas Çoçolit, nëse bëjmë një pjesëtim të thjeshtë, rezulton se çdo banor tek ne të ketë borxh 3,450 euro, ose 1,070 euro më shumë se pesë vite më parë. Sipas tij, kjo rritje ndikon tek kosto e borxhit.

“Paguajmë mesatarisht 94.3 milionë euro në vit, ndërkohë që gjatë periudhës 2010-2016 paguanim vetëm 56.6 mln euro çdo vit. Tek xhepat tanë drejt për së drejti rritja e borxhit nuk ndikon. Por ne e ndjejmë nga më pak rritje rrogash dhe pensionesh dhe më pak investime publike, pikërisht për shkak të borxhit të shtuar ndjeshëm.”, vijoi më tej ai.

***VIJON… Për të lexuar intervistën e plotë te GAZETASHQIPTARE.al (KLIKO KËTU)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura