Intervista në ‘Skytg24’, Rama mesazh Brukselit për luftën ndaj koronavirusit: Po luajnë secili në mbrojtje të fortë, kështu nuk shkohet asgjëkundi

Mar 30, 2020 | 15:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane Skynews24, ka shjeguar pse qeveria shqiptare vendosi të dërgojë 30 mjekë e infermierë në mbështetje të mjekëve italiane në këtë betejë me koronavirusin, duke theksuar se kjo erdhi natyrshëm.

rama per sky

“Të gjithë e besojmë që Italia është shtëpia jonë e ta shohim që lufton një luftë kaq të aspër e lënë krejt vetëm, ndjehemi keq, e shumë keq“, tha kryeministri.

Sipas tij, gjesti i shqiptarëve “nuk do të ndërrojmë fatin e luftës me 30 mjekë e infermierë por bëmë dicka krejt të natyrshme sepse jemi duke luftuar këtu por të luftosh në Itali për ne është gjithmonë si të luftojmë në shtëpinë tonë”.

Rama i ka derguar edhe nje mesazh Brukselit, kur tha se Europa ne kete beteje duhet ta beje e bashkuar dhe jo secili ne mbrojtje te forte.

“Dhe nga ana tjeter besoj se kjo është një luftë, qe nuk mund të luftohet duke u mbyllur secili në llogoren e vet me kurrizin e kthyer nga njëri-tjetri, sepse kështu do e humbasim. Armiku i padukshëm na ka sulmuar të gjithëve në të njëjtin moment, duhet që jo vetëm të mbrohemi, por edhe të kundër sulmojmë. Kjo është dicka që mbi të gjitha Europa duhet ta bëjë , sepse ndryshe s’mundet. Dhe atje ka një vatër zjarri tronditëse, që s’mund ta lëmë vetëm Italinë”, thekson Rama.

INTERVISTA

Gazetari – Kanë mbërritur sot në Brescia 20 mjekë dhe 10 infermiere të dërguar nga qeveria e Shqiperisë për të ndihmuar personelin tonë sanitar për emergjencën me një mesazh që bëri xhiron e rrjeteve dhe entuziasmoi gjithë vendin. Kryeministri shqiptar Edi Rama na shpjegon sensin e kësaj iniciative, ndihmën që qeveria dhe vendi i tij deshën të na jepnin.

Mirëmbrëma kryeministri Edi Rama, pasi e kemi në lidhje telefonike tek Sky24.

Faleminderit që merrni pjesë në edicionin tonë të lajmeve. Para se të flasim për këtë iniciativë që ndëmorët desha të di si po shkojnë gjërat në Shqipëri.

Rama – Edhe ne jemi të sulmuar nga ky armik i padukshëm dhe po luftojmë me të. Kemi marrë masat e menjëhershmë. Shpresoj se po na japin një ndihmë, megjithatë situata nuk është e lëhtë.

Gazetari – Kryeministër mund t’ju them faleminderit në emrin tim dhe të vendit tim për gjestin e vogël dhe të madh njëkohësisht që keni bërë. Ju e shpjeguat sensin e këtij misioni që 30 sanitarët shqiptarë do të bëjnë në vendin tone, në një video që në Itali po transmetohet në të gjitha edicionet e lajmeve.
Na e shpjegoni përse vendosët të dërgoni 30 mjekë në mbështetje të mjekëve tanë në këtë bëtëjë kundër koronavirusit?.

Rama – Erdhi natyrshëm. Une e them sepse e besoj, ne të gjithë e besojmë, se Italia është shtëpia jonë dhe ta shohim Italinë që lufton një luftë kaq të ashpër, e pastaj ta lëmë të vetmuar ndjehemi keq, shumë keq.
Sigurisht ne nuk do të ndërrojmë fatin e luftës me 30 mjekë dhe infermierë, por beme dicka krejt te natyrshme, sepse jemi duke luftuar këtu, por të luftosh në Itali per ne është megjithatë si te luftojme në shtëpinë tonë.

Gazetari– Ju thatë një gjë shumë domethënëse. Nuk jemi një vend i pasur, por nuk jemi as një vend që nuk ka memorie. Italia priti shumë nga bashkëkombasit tuaj që akoma punojnë në këtë vend. Kjo ishte sipas jush një mënyrë shpagimi.

Rama – Besoj se fjala shpagim nuk është fjala e duhur, pasi ne nuk mund të shpagojmë kurrë atë që Italia dhe italianët kanë bërë për ne në kohë të errëta. Nuk është shpagim, por thjeshtë të bëjmë detyrën tonë si pjesëtarët e një familjeje që është e jona , e kur them familja jonë mendoj familjen italiane, ku shumë shqiptare e shumë shqiptarë janë pjesë perberese.

Dhe nga ana tjeter besoj se kjo është një luftë, qe nuk mund të luftohet duke u mbyllur secili në llogoren e vet me kurrizin e kthyer nga njëri-tjetri, sepse kështu do e humbasim. Armiku i padukshëm na ka sulmuar të gjithëve në të njëjtin moment, duhet që jo vetëm të mbrohemi, por edhe të kundër sulmojmë.
Kjo është dicka që mbi të gjitha Europa duhet ta bëjë , sepse ndryshe s’mundet. Dhe atje ka një vatër zjarri tronditëse, që s’mund ta lëmë vetëm Italinë

Italia po lufton, por duhet të luftojmë të gjithë bashke! Dhe atje ka një situatë të paparë që s’mund t’ia lëmë vetëm Italisë ta trajtoje sepse është iluzion të mendosh që ai zjarr do të djegë vetëm Italinë.

Gazetari – Kemi edhe sulmues të mirë kryeministër. Ju ka thirrur dikush, nga qeveria italiane, pamë një mesazh në Twitter të kryeministrit Conte për t’ju falenderuar. Folët me njeri?

Fola me të gjithë. Më shumë të dashurin Luigi, Ministrin tuaj të Jashtëm shumë të zotin

Gazetari – Di Maio

Rama – Po dhe i tregova këtë ide dhe ai ishte shumë receptiv, e pastaj kemi pasur një përgjigje të shpejtë nga të gjithë mjekët dhe infermierët sepse në fillim nuk dinim as reagimin e tyre, bile disa prej tyre nuk u treguan as prindërve nga frika për të mos i demoralizuar të niseshin. Ma thanë në aeroport, do u themi prindërve kur të jemi në Itali.
E gjitha vjen natyrshem. Ne kemi problemet tona. Ne kemi sigurisht një sistem sanitar me pak të shkëlqyer se Lombardia, dhe duke parë Lombardinë që vuan është rreziku që t’i kesh njerezit kundër, por përveç ndonjë zëri te pavlefshëm, të gjithë, por të gjithë ama, kanë qenë mëse të lumtur që të ndihmojnë. Nuk gjej fjalë, por është fakt që ajo pjesë në anën tjetër të Adriatikut është pjesë e zemrës sonë. Sinqerisht, Italia është pjesë e botës sonë, është shtëpia jonë.

Duke folur për sulmuesit, ajo që duhet të bëjë Europa është të imitoje Milanin e Sakit. Nuk mund të rrijë tërë kohën në mbrojtje, është e nevojshme të jemi të gjithë një skuadër, ku yjet nuk bëjnë sipas mënyrës së tyre dhe ku të gjithë duhet të mbrojnë e sulmojnë, përndryshe nuk mund të shkosh asgjëkundi.

Gazetari: Sipas jush, këto ditë, kështu po luan Europa?

Rama: Kështu po luan. Po luajne secili në mbrojtje të fortë, por kështu nuk shkohet asgjëkundi, sepse nuk është problemi që të luftojmë vetëm virusin në trupin e të infektuarve, problem është të luftojmë atë që po sjell virusi, domethënë, po sjell një situatë ekonomike që nuk mund të jete e qendrueshme keshtu, nuk mund të mbështetet vetëm nga bonuset dhe nga ndihmat e shtetit. Me një fjalë, duhet të ulemi të gjithë në një tryezë dhe të imagjinojmë një kundërsulm dhe të dalim nga ky rreth vicioz. Nuk mund të rrimë te zona e rreptësisë, te 16-ja dhe të presim tërë kohës aty, pa e kaluar as zonën e mbrojtjes. Është e pamundur.

Gazetari: E prisnit gjithë atë mallëngjim që nxiti mesazhi juaj në Itali?

Rama: Para se të flisja me ju, mora një mesazh të bukur nga kryeministri juaj. Kam marrë shumë mesazhe sot. A e prisja? Ndoshta jo, ndoshta jo, por ndoshta erdhi edhe në çastin kur kemi te gjithe vuajtjen e vetmisë, kjo vuajtje që nuk mund t’ia dalim të vetëm, është edhe vuajtja jo vetëm nga indiferenca, por edhe nga njëfarë cinizmi në nivelin e bashkëpunimit shumëkombësh, në nivel europian dhe botëror dhe ndoshta kjo nxiti edhe këtë zinxhir mallëngjimi. Por, nuk është nevoja për falenderime. Ne bëmë atë që duhej të bënim. Nëse nuk do ta bënim, do të ishte turp për ne.
Gazetari: Faleminderit, zoti kryeministër që ishit me ne! Punë të mbarë dhe paçi fat! Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët që na shohin, këtu dhe në Shqipëri.
Rama: Falemiderit juve! Jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe nuk ka ju apo ne në këtë luftë. Faleminderit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura