Intervista e Ramës, Berisha: I dyti pas Asadit për numrin e lartë të azilantëve

Aug 30, 2015 | 18:32
SHPËRNDAJE

Pas intervistës që kryeministri shqiptar Edi Rama dha për gazetën italiane “Il Mattino”, duke thënë se Evropa ka humbur në egoizëm dhe sot BE-ja është më shumë taktike dhe më pak strategjike, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Sali Berisha
Sali Berisha

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se Rama i mban këto qëndrime për t’u mbrojtur nga dështimi i qeverisjes së tij.

“Keshtu, ai, per tu mbrojtur nga deshtimi total i qeverisjes se tij, nje dite ju thote gjermanve se shqiptaret qe kerkojne azil nuk vijne nga Shqiperia por nga Greqia, çka i deryron ata ta pergenjeshtrojne te nesermen, diten tjeter deklaron se Europes i ka humbur drejtimi i saj apo ka deshtuar se mbajturi shpresen meqe shqiptaret po largohen nga Shqiperia drejt Europes, kurse sot dergon si qortime dhe konstatime se Europa ka humbur ne egoizma, nacionalizma, taktika politike dhe elektorale qe konsumohen ne vende te veçanta”,-shkruan Berisha në rrjetin social.

Ish-kryeministri rendit edhe disa shifra që tregojnë sipas tij, keqmenaxhim e ekonomisë nga Qeveria. “Te gjitha keto Rama i ben per te mbuluar deshtimet e tij te medha ne ekonomi qe bie ne renie te lire, me kriminalizimin qe shkon e lidhet direkt me te, me korrupsionin e shnderruar ne sistem, ne krye te te cilit ai qendron, ne papunesine qe eshte rritur me 40%, ne varferine ekstreme qe eshte rritur 4 here, ne rrogat, te cilat ne raport me inflacionin dhe rritjen e çmimeve te mallrave te ish shportes jane ulur me 12%”,-komenton ai.

Duke bërë një krahasim për numrin e lartë të azilantëve shqiptar që largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, Berisha thotë se Rama do të renditej pas Asadit. “Rama harron se, ne rast se neser organizohet samiti i vendeve te eksodit te qytetareve per shkak te konflikteve dhe keq qeverisjes, ai do te ulej fiks ne krahun e majte te Asadit te Sirise apo do te renditej i dyti fill pas tij per numerin e qytetareve qe largohen dhe kerkojne azil politik per shkak te qeverisjes te keqe dhe te deshtuar te tij, te bazuar ne krimin dhe korrupsionin e tij dhe suites se tij”,-shkruan Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura