Intervista e Putin, gazetari i zgjat dokumentin me akuza, ja si reagon Presidenti rus

Jul 17, 2018 | 10:12
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin zotohet se vendi i tij “kurrë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme” të SHBA-së, e lëre më në zgjedhjet e saj, teksa jepte nje interviste me Chris Wallace të Fox News Channel.

4E5349DA00000578-0-image-a-87_1531775334588

Ne 35 minuta interviste, presidenti rus mohoi pasjen e çdo materiali shantazhues mbi familjen Trump dhe mohoi ndërhyrjen në garën presidenciale ku Trump u shpall fitues.

Wallace i vuri perpara Putinit dokumentin e Departamentit të Drejtësisë qe akuzon 12 rusë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, si pjesë e hetimit të posaçëm të hetimit të Robert Mueller.

Por Putin qeshi dhe i tregoi me gjeste gazetarit tavolinen, qe ai ta vendoste aty letren dhe nuk e mori ne dore. Wallace ishte i vetmi gazetar amerikan qe intervistoi Vladimir Putinin ne Helsinki.

4E52DFB800000578-0-image-a-84_1531775312612 4E538D4900000578-5960463-image-a-38_1531780491315 4E538D4100000578-5960463-image-a-37_1531780487180

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura