Intervista e Krichbraun/ Basha: Për sa kohë vendi është në dorën e krimit të organizuar…

Sep 3, 2018 | 18:20
SHPËRNDAJE

Kryeopozitari Lulzim Basha, në fjalën e tij nga Shkodra, u ndal edhe te intervista e Kreut të Komisionit për BE në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum, dhënë ekskluzivisht për gazetën Panorama.

WhatsApp Image 2018-09-03 at 6.56.58 PM

“Siç u bë e qartë nga eksponentë europianë, dyert e Bashkimit Europian do mbeten të mbyllura për sa kohë vendi është në dorën e bandave dhe krimit e organizar”, tha Basha, i cili akuzoi se “qeveria është bërë njësh me krimin”.

“Do vazhdojë të jetë kështu për sa kohë kemi Kryeministër, ministra e deputetë të lidhur me krimin, prokurori në duar e kryeministrit, pa gjykatë kushtetuese, pa gjykatë të lartë..”, shtoi kreu i PD-së.

Basha tha se opozita po përgatit një aksion për “rrëzimin e qeverisë së lidhur me krimin”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura