Intervista/ De Biazi: Si e zbulova Arlind Ajetin në 10 minuta lojë

Jan 8, 2016 | 21:50
SHPËRNDAJE

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzeta dello Sport” trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi zbulon se kur nisi ta ndjekë nga afër mbrojtësin e Frozinones, Arlind Ajetin.

de-biasi-e1445516873820-900x444Italiani tregon se, kanë mjaftuar 10 minuta në ndeshjen ndaj Çelsit që mbrojtësi të binte në syrin e tij.“E pashë atë për herë të parë në ‘Stamford Bridge’ në shtator 2013, kur Bazeli fitoi 2-1 kundër Çelsit. Arlindi hyri në lojë në 10 minutat e fundit të ndeshjes dhe e kreu punën mirë. Nga atëherë fillova ta ndjek edhe pse e dija që nuk luante shumë me Bazelin.

LAPR0409-kMuH-U140193440562tlB-620x349@Gazzetta-Web_articolo

“Ne vendosëm ta marrim tek Shqipëria pasi kishte luajtur me të gjitha grupmoshat e Zvicrës. Ai është një mbrojtës agresiv, i pastër dhe pa faulle. Ta kalosh atë një për një është shumë e vështrë. Unë kam qenë dhe jam shumë i bindur në cilësitë e tij, prandaj ia sugjerova trajnerit të Frozinones Roberto Stellones”, deklaron De Biazi.

Përveç Ajetit, De Biazi ndalet edhe te mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj për të cilin thotë se nuk ka nevojë për shumë koment.

“Për Hysajn kam pak për të shtuar, pasi ai tashmë është një lojtar i gatshëm për nivele më të larta dhe këtë po e tregon tek Napoli. Nëse nuk do të kenë probleme fizike, Arlindi dhe Elseidi do të jenë 100 për qind pjesë e Kombëtares në Francë. Ajeti në Frozinone nuk ka luajtur menjëherë, sepse është dashur të kthehet në formë, por nëse Stellone e aktivizon atë rregullisht, për mua do të ishte një gjë e mirë”, përfundoi trajneri kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura