Intervista/ Bregu flet me nostalgji për Berishën, shmang Bashën

May 3, 2016 | 18:29
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka dhënë një intervistë për “Express” të Kosovës.

Majlinda Bregu
Majlinda Bregu

Ajo ka folur për gjendjen që mbizotëron aktualisht te PD-ja. Bregu ka folur me superlativa dhe nostalgji për Berishën, ndërsa pyetjeve për Bashën u është shmangur në një farë mënyrë.

“Askush nuk e mohon dot se Berisha është njeriu më konseguent sot në politikën shqiptare. Si i del për të zot Sali Berisha atyre që thotë askush nuk ia bën dot mbrojtjen Sali Berishës.

Sot jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera mungojnë burrat politikë, burrat e shtetit, figurat që merrnin vendime dhe ku edhe mund të kishte vendime të gabuara i dilnin për zot”, tha ajo për Berishën.

E pyetur nëse Basha po trajnohet si lider i PD-së, Bregu iu shmang pyetjes së drejtpërdrejtë.

“Di që ne kemi një nevojë urgjente për të kthyer besimin tek njerëzit tek opozita dhe si partia e parë opozitare në Shqipëri. Kjo rrugë kalon vetëm nëpërmjet forcimit të Partisë Demokratike. Pa hijëzime, pa dyshime, pa flirtime dhe duke i parë shqiptarët në sy e duke thënë të vërtetën troç”, thotë ajo.

Pjesë nga Intervista

Për rolin e Sali Berishës?

Askush nuk e mohon dot se Berisha është njeriu më konseguent sot në politikën shqiptare. Si i del për të zot Sali Berisha atyre që thotë askush nuk ia bën dot mbrojtjen Sali Berishës. Sot jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera mungojnë burrat politikë, burrat e shtetit, figurat që merrnin vendime dhe ku edhe mund të kishte vendime të gabuara i dilnin për zot. Kjo është ajo që njerëzit kanë nevojë. Mungesa e besimit të politika vjen prej faktit se njerëzit kanë nevojë që të kenë një njeri që të ngjall besim se e pret dhe e ndan çështjes.

Dualizmi brenda PD-së?

Unë besoj se asnjë nga ne nuk e krahason veten me Sali Berishën. Berisha e ka pozicionuar veten e tij në raport me Shqipërinë. Problemi është që nga moment kur Berisha e la PD-në dhe ajo që do të jetë derisa të kthehet prapë në pushtet. Por çështja është që a do të jetë PD-ja ku lideri ishte heroi dhe Sali Berisha e kishte gjithmonë një zgjidhje nën mëngë apo një parti ku vendimet merren pasi diskutohen një herë, të rrihen mendimet me njëri-tjetrin, se mbase jemi rritur dhe ne të tjerët dhe kemi mundësinë të flasim edhe pse njëri mund të ketë mendim të gabuar e tjetri një mendim të mirë.

Partitë sot në tërësi tentojnë të jenë të formave ku kontributorë janë të të gjithë. Edhe për hir të faktit se është e vështirë për të replikuar dhe për të patur një Berishë të dytë. Unë nuk e kam qejf liderin burokrat dhe administrator por e dua kryetarin të jetë autoritar në kuptimin që përpara se kryetari të më thotë se çfarë mendimi ke ti dua të ti se çfarë mendimi ka kryetari. Kjo është ajo që i ka identifikuar burrat e shtetit. Megjithatë trendi sot është më i çuditshëm.

A është Basha duket u trajnuar për t’u bërë lider?

Di që ne kemi një nevojë urgjente për të kthyer besimin tek njerëzit tek opozita dhe si partia e parë opozitare në Shqipëri. Kjo rrugë kalon vetëm nëpërmjet forcimit të Partisë Demokratike. Pa hijëzime, pa dyshime, pa flirtime dhe duke i parë shqiptarët në sy e duke thënë të vërtetën troç.

Zgjedhjet e ardhshme. Nëse PD nuk fiton çfarë rrezikon Basha?

PD ka kuvendin e saj vitin e ardhshëm. Është kuvendi ku diskutohet këto çështje. Nuk është qëllimi i një partie të largojë kryetarin në rast të mosfitores. Unë shpresoj që PD të ringjallë besimin për atë që përfaqëson. Që të kemi mundësin të jemi bashkë nga kryetari e të gjithë të tjerët për të rikthyer PD-në në pushtet jo si qëllim në vetvete, por rikthimin e PD-së në pushtet për t’u dhënë mundësi qytetarëve një qasje tjetër për ndryshimet që sjell politika.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura