Interkonjeksioni 400 kV Shqipëri-Maqedoni, Gjermania financim 50 mln euro

Jul 26, 2016 | 16:15
SHPËRNDAJE

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, nënshkruan marrëveshjen për financimin e linjës së interkonjeksionit 400kv Shqipëri-Maqedoni.

linjën-e-interkonjeksionit-Maqedoni-Shqipëri-300x225

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Gjiknuri tha se janë siguruar të gjitha financimet për ndërtimin e kësaj linje, nga të cilat pjesë e parë është kredia me financim gjerman në vlerën 50 milionë euro dhe 14 milionë euro të tjerë janë grante nga BE-ja.

Projekti përfshinë linjën me Maqedoninë dhe ndërtimin e dy stacioneve në Fier dhe Elbasan.

Ndërsa ambasadorja Schütz, tha se, përmes këtij financimi do të ndërtohet segmenti i parë dhe më pas segmenti i dytë, ndërsa kemi vënë në dispozicion 30 milionë euro dhe 20 milion euro të tjera do të lëvrohen pas pushimit veror.

“Që prej vitit 1988 Gjermania ka vënë në dispozicion rreth 810 milionë euro për bashkëpunimin teknik e financiar duke qenë edhe donatori më i madh në nivelin bilateral. Përmes mbështetjes që japim duam të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit tuaj, ti japim shans brezit të ri që të ndërtojë jetën në vendin e vet por dhe të mund të ndalojmë emigracionin”, u shpreh zonja Schütz.

Duke ju referuar projektit konkret të linjës së interkonjeksionit me Maqedoninë, ajo sqaroi se janë vënë në dispozicion 30 milion euro dhe marrëveshja për 20 milionë eurot e miratuara do të nënshkruhet pas pushimit veror.

Ky financim është kontribut për një furnizim të qëndrueshëm me energji, kusht përrritjen e mëtejshme ekonomike dhe shans për tu kthyer në vend eksportues të energjisë”,sqaroi ambasadorja.

Në territorin shqiptar projekti përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 deri në kufi me Maqedoninë, rreth 56 km. Zgjerimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 2 medy zbara dyfishe 400 kV, një dalje të re linje 400 kV dhe një shunt-reaktor 120 MVAr. Ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Fier, rreth 70 km, si dhe dy dalje linje400 kV në nënstacionin Elbasan 2 dhe nënstacionin Fier.

Gjithashtu, projekti parashikonzgjerimin e nënstacionit 220 kV Fier, 1×400 MVA dhe lidhjen me rrjetin e transmetimit.

Zbatimi i projektit në territorin shqiptar ka një kosto prej 70 milion Euro. Punimet do tëfinancohen nëpërmjet një skemë ku kombinohen fonde grant në shumën 14 milion Euro,të Bashkimit Evropian, me kredi zhvillimore në shumën 49.8 milion Euro të mundësuarnga KfW, me koston lokale në shumën 5 milion Euro të mbuluar nga Operatori i Sistemittë Transmetimit (OST).

Kosto e përgatitjes së projektit të zbatimit dhe përgatitja e dokumentave të tenderit përlinjën Elbasan 2 në kufi me Maqedoninë mbulohen nga fonde grant (600,000 Euro) tëmundësuara nga Bashkimi Evropian nëpërmjet WBIF, kurse përgatitja e dokumentave përlinjën Elbasan 2 – Fier do të mbështetet me fonde grant (600,000 Euro) nga KfW.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura