Interi vihet pas “xhevahirit” të Italisë, drejtori i klubit: Kemi folur me Marotën, por…

Jun 30, 2021 | 22:47
SHPËRNDAJE

Xhakomo Raspadori është futur në listën e disa prej klubeve më të mëdha në Itali dhe më gjerë.

raspadori

Sulmuesi 21 vjeçar aktualisht ndodhet i grumbulluar me Italinë në Europian, por ofertat drejt Sasuolos nuk mungojnë për talentin.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe drejtori i klubit, Xhovani Karnavali i cili u shpreh për një interesim të Interit, por vullneti i klubit është që ta mbajë ende në skuadër.

Raspadori dhe Skamaka janë dy futbollistë të mirë që kanë shumë kërkesa, por vullneti I klubit është që ti mbajë për të ardhmen. Biseduam me mikun tonë Marotan për Raspadorin, por është normale. Ai është një djalë i ri me perspektivë dhe nuk mendojmë të heqim dorë. Duhet thënë që ofertat nga jashtë Italie janë më të kënaqshme se këtu, por do të shohim”, tha Karnevali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura