Interi pret “dhurata”, kampion edhe… të hënën

Apr 21, 2021 | 11:08
SHPËRNDAJE

Barazimi i Napolit ka ndërprerë në 11 serinë e fitoreve radhazi të Interit (megjithatë skuadra e parë që arrin në fillimin e një faze kthimi), por ka afruar zikaltrit me objektivin titull, për të cilin tani do të mjaftojnë 12 pikë në 7 ndeshjet e fundit.

Kjo normalisht nëse Milani do t’i fitonte të gjitha. Megjithatë, kuqezinjtë do të duhet të përballin, mes të tjerash, Sasuolon, Lacion, Juven dhe Atalantën, nga të cilat tri të fundit në transfertë.

INTER 1

Ndërsa për Lukakun me shokë kalendari parashikon katër angazhime në letër jo të pamundura, përpara mbylljes me ndeshjet e mëdha ndaj Romës dhe Juves; me epilogun në 23 maj në “San Siro”, ndaj Udinezes. Interi sot pritet në Specia, ndërsa të dielën pret Veronën. Të shtunën 1 maj luhet transferta në Krotone, ndërsa në 9 në Milano udhëton Sampdoria, skuadra e fundit që ka arritur të mposhtë zikaltrit, 6 janarin e kaluar.

FORMACIONI – Pasi u arkivua barazimi 1-1 i “Diego Armando Maradonës” kundër Napolit, Interi zbarkoi në aeroportin “Milano Malpensa” drejt mesditës përpara se të arrinte “Appiano Gentile”-n për ditën e zakonshme të shkarkimit pas ndeshjes. Angazhimi i radhës me Specian do të jetë sot, ja përse Antonio Konte ka nisur të mendojë për formacionin që do të rreshtojë në turnin mesjavor: në të majtë mund të rikthehet titullar Ivan Perisiç në vend të Mateo Darmianit. Nuk janë ende në dispozicion për grupin, ndërkohë, Aleksandar Kolarov dhe Arturo Vidal, sërish me probleme fizike dhe të ndalur në bokse. Në krahun e Specias, pritet nga 1’ mbrojtësi shqiptar Ismajli.

inter 1

JO KONFERENCË – Ndërkohë, ditën e djeshme nuk pati konferencë për sht yp të Kontes. Si zakonisht kur sfidat janë të ngjeshura klubi zikaltër i ndal daljet përpara mediave, me përjashtim të atyre në rast ndeshjesh të Kupave ku trajneri prononcohet për televizionin që ka të drejtat e takimit. Ndoshta mund të jetë edhe një driblim për të folur për Super Ligën.

PIKËT – Jo vetëm një titull (tani shumë pranë), por edhe primate që u takojnë pesë kampionateve kryesore në Europë. Interi i shikon të gjithë nga larg poshtë në Itali, i njëjti diskutim krahasuar me të mëdhatë europiane: asnjë skuadër, në fakt, nuk ka totalizuar më shumë pikë të arritur në këtë pikë të sezonit. Janë 75 ato të zikaltërve në 31 javë: pas krahëve të tyre ndodhet Mançester Siti i Guardiolës në kuotën 74 në 32 ndeshje të luajtura. Prapa edhe Bajerni i Mynihut (68 në 29), Lila (70 në 33) dhe Atletiko e Madridit (70 në 31)./ Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura