Interi kërkon të marrë edhe një sulmues tjetër, në kushte të favorshme ekonomike.
Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, tekniku Konte dëshiron një sulmues të fortë fizikisht, për ta përshtatur me Lukakun. Drejtuesit zikaltër po mendojnë për sulmuesin e Spalit, Andrea Petanja, i cili në sezonin e fundit arriti të shënojë 17 gola për skuadrën e tij. Thuhet se drejtuesit e skuadrës nga Milano kanë folur me agjentin e lojtarit dhe kërkojnë të gjejnë një marrëveshje të përshtatshme pasi nuk duan të shpenzojnë shumë. Gjithsesi problemi i vetëm është Ikardi, i cili në rast se nuk largohet do të komplikonte situatën për afrime të tjera.
Kujtojmë se Petanja ka qenë pjesë e Milanit në të kaluarën, teksa ka zhvilluar edhe 5 ndeshje me kuqezinjtë gjatë periudhës 2012-2014.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al