“Interi ndodhet i qetë në aspektin financiar”, Marota: Onana si zëvendësues të Handanoviç? Portier interesant, por…

Sep 26, 2021 | 9:58
SHPËRNDAJE

Administratori i Deleguar i Interit, Bepe Marota ka folur në mikrofonat e “DAZN” për nismën e aksioneve të populluara, duke treguar se shohin të ardhmen e Interit me qetësi:

marota

Aksionet – “Në nivelin e mediatik është folur shumë. Ka një klub të madh që ka shpenzuar shumë miliona euro dhe ka ridimensionuar investimet e tij, Interi tani është i qetë dhe ne mund të ecim përpara me një qetësi të madhe. Kjo nuk është një situatë që prek vetëm Interin, por të gjitha klubet italiane. Familja Zhang pëlqen t’i japë skuadrës qetësinë shpirtërore, ata duan të vazhdojnë të fitojnë dhe rrjedhimisht ne i detyrohemi respektit.”

Onana, zëvendësuesi i Handanoviç – “Edhe pse merkato është e mbyllur, ne e dimë që drejtori sportiv është aktiv, është e qartë se po ndiqen disa lojtarë. Nuk është për të raportuar shumë, është rutina e një drejtori sportiv. Ai është një portier interesant, por ne kemi një portier të madh, le ta mbajmë fort pranë.”. përfundoi Marota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura