Interi me “12 lojtarë” në fushë, San Siro pritet të jetë “ferr”

Sep 13, 2018 | 19:56
SHPËRNDAJE

Interi do të luajë të shtunën kundër Parmës, ndeshje e vlefshme për javën e 4-t të Seria A. Të martën zikaltërit do të ndeshen me Totenhem për Ligën e Kampionëve. Entuziazmi i tifozëve është i madh për skuadrën e Spaletit këtë vit. Ata kanë “avulluar” 60 mijë bileta për ndeshjen me Parmën. Fitorja e fundit e miqve në “San Siro” është në vitin e largët 1999.

san-siro-inter-770x433

Rikthimi në Ligën e Kampionëve ka shitur plot 70 mijë bileta. Zikaltërit do të ndjekin fatin e ekipit të tyre në grupin B. Duket se tifozeria e italianëve ka filluar të besojë të klubi dhe është e vendosur ta kthejë stadiumin në “ferr” për cilindo kundërshtar

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura