Interi i lë golat për në fund, mposht Krotonen e vazhdon kryesimin perfekt

Sep 16, 2017 | 17:06
SHPËRNDAJE

Interi po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim kampionati në Serinë A teksa ka marrë sot fitoren e 4-t në 4 ndeshjet e para. Zikaltrit kanë mposhtur në transfertë Krotonen me rezultatin 0-2.

inter

 Edhe pse ndeshja ishte e balancuar thuajse gjatë të gjithë 90 minutëshit, Interi arriti të gjente golat e fitores në minutat e fundit. Skriniar në të 82-tën dhe Perisiç  në minutnë e 3-të të shtesës siguruan 3 pikë mjaft të vlefshme.

Pas këtij takimi, Interi mban vendin e parë në renditje me 12 pikë të plota. Ndërkohë Krotone e Arlind Ajetit ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 4 javët e para.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura