Interi “dorëlëshuar”, shpenzimet e zikaltërve u rritën ndjeshëm. Ja cili lojtar kushtoi më shtrenjtë

Aug 1, 2020 | 15:30
SHPËRNDAJE

Inter ka shpenzuar plot 184 milionë euro në merkato këtë sezon, duke përfshirë Romelu Lukakun që e bleu për 74 milionë euro dhe Kristian Eriksenin që u ble për 27 milionë euro. “Calcio e Finanza” analizoi shifrat e publikuara nga Seria A për shpenzimet e klubeve në hapësirën e transferimeve të janarit dhe të verës.

lukaku

Dy transferimet më të shtrenjta të Interit këtë sezon janë ai i Lukakut nga Mançester Junajtid për 74 milionë euro dhe transferimi i Nikolo Barelës nga Kaljari për 40 milionë euro. Më pas vjen Eriksen me zikaltërit që paguan në arkat e Totenhemit 27 milionë euro për mesfushroin danez. Ashlei Jang u ble për 1.7 milionë euro nga Mançester Junajtid ndërsa portieri Radu u ble për 10 milionë euro edhe pse është në huazim. Për Agumen Interi pagoi 4.5 milionë euro tek Sosho. I riu Martin Adriano Kosta u ble për 2.4 milionë euo nga Klub Nacionali. Interi gjithashtu shpenzoi edhe 23 milionë euro tek lojtarët e e skuadrave të moshave. Zikaltërit paguan 2.2 milionë për ta marrë Sensin në huazim me opsionin për ta blerë përfundimisht në fundin e sezonit.

Çelsi përfitoi 216 mijë euro për huazimin e Mosesit tek Interi. Shpenzimet e Interit u rritën nga 73 milionë euro në 335 milionë euro. Sipas “Calcio e Finanza” Interi ka gjeneruar një fitim prej 48.2 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura