Interi do një tjetër “Djall”, zbulohet objektivi i radhës i zikaltërve

Aug 11, 2020 | 23:36
SHPËRNDAJE

Për të ardhmen e stolit, në ambientet e Interit, do të flitet vetëm përpara nisjes së sezonit të ardhshëm. Kjo nuk do të thotë që drejtuesit janë të ndalur në merkato. Pavarësisht se kush do të ulet në pankinën zikaltër, qëndron dëshira për t’u përforcuar më tej për të qenë konkurrues në nivel ndërkombëtar.

smolling

Ashraf Hakimi u ble disa javë më parë nga Reali i Madridit (për 45 milionë euro), u konfirmua Aleksis Sançez (me parametër zero), por nevojitet një afrim edhe në mbrojtje. Dhe një profil është Kris Smolling. 30-vjeçari i Mançester Junajtid, i rikthyer në Angli pas një sezoni në huazim te Roma (që duan ta rikthejnë), pëlqehet nga drejtuesit zikaltër, duke bërë që vetëm në vitin e fundit, ish-lojtarët e “Djajve të kuq” në Milano të bëhen katër, pas Lukakut, Sançezit e Jangut.

Junajtid u kërkoi 20 milionë euro verdhekuqve, për ta konfirmuar në “Olimpiko”, por Interi do të provojë në ditët në vazhdim që të ulë shifrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura