Interi bëhet gati për një “mision të pamundur”, ofertë për një titullar të Milanit

Aug 20, 2017 | 14:25
SHPËRNDAJE

Nuk ndodh shpesh, por ndodh. Interi është gati të marrë një futbollist nga Milani. Dhe nuk bëhet fjalë për një lojtar dosido, por një futbollist i cili është pjesë e planeve të Vinçenco Montelës.

suso

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Luçiano Spaleti interesohet për Suson. Trajnerit i pëlqen shumë spanjolli dhe e sheh atë si një nga lojtarët më të përshtatshëm për të afruar në ekip në rast se largohet Antonio Kandreva.

Por nuk do të jetë e thjeshte të sigurohet firma e sulmuesit 23-vjeçar të kuqezinjve. Lojtari ka luajtur 33 ndeshje si titullar në sezonin e kaluar dhe Montela insistoi që ai të mos largohej pavarësisht afrimeve të shumta që bëri në merkato Milani këtë verë.

suso

Interi shpreson që ta bindë për të kundërtën dhe ka bërë gati një ofertë të parë prej 25 milionë eurosh të cilën pritet që ta dorëzojë gjatë javës në zyrat e kuqezinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura