VIDEO/ “Çmenduri” e Interit në derbi, ekipi i Kontes përmbys Milanin dhe kap Juven në vendin e parë

Feb 9, 2020 | 22:50
SHPËRNDAJE

Interi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësihme dhe spektakolare në derbi ndaj Milani, me rezultatin 4-2.

bandicam 2020-02-09 22-18-08-548

Ekipi i Kontes edhe pse pësoi dy gola në fundin e pjesës së parë nga Rebiç dhe Ibrahimoviç, ka arritur të përmbysë çdo gjë në pjesën e dytë.

Fillimisht Brozoviç në në 51-tën dhe dy minuta më vonë Vesino barazuan sfidën. Ndërkaq në minutën e 70-tën De Vraj me kokë, shënoi golin e epërsisë.

Në fund goli i Lukakut i vendosi “qershinë” mbi tortë kësaj fitore, spektakolare dhe të madhe të Interit.

Tashmë skuadra e Kontes ka kapur Juventusin në vendin e parë dhe sheh me shumë optimizëm çështjen e titullit.

INTER-MILAN 4-2

(Brozoviç 51′, Vesino 53′, De Vraj 70′. Lukaku 90+2 / Rebiç 40′, Ibrahimoviç 45+2′)

90+2′ GOOOLLL Lukaku shënon të katërtin dhe vulos fitoren e Interit.

82′ Tranversë nga Eriksen, danezi shumë pranë një supergoli nga goditja e dënimit!

70′ GOOOL Interi përmbys gjithçka, De Vraj shënon për ekipin e Kontes.

53′ GOOOLL  Barazon Interi! Vesino vendos baraspeshën. Uruguajani mposht nga afër Donarumën dhe bën të shpërthejë stadiumi.

51′ GOOOLL Interi. Brozoviç rihap sfidën. Kroati ka goditur jashtë zone fluturimthi dhe ka gjetur rrugën e rrjetës me një gol tepër të bukur.

45+2′ GOOOLL Milani shënon golin e dytë, Ibrahimoviç me kokë i jep skuadrës së tij një avantazh të madh. Interi goditet rëndë në minutat e fundit të pjesës së parë.

40′ GOOL Zhbllokohet sfida. Ibrahimoviç pason te Rebiç, ai nuk fal me portën bosh. Milani kalon në avantazh. 

24′ Lukaku lëviz shpejt dhe shërben te Vesino, i cili në pozicion të favorshëm nuk mposht dot Donarumën.

19′ Godin godet me kokë, pas një korneri, topi kalon shumë pranë shtyllës.

8′ Goditje tepër e fuqishme e Çalhanoglut jashtë zone, topi ndalet në shtyllë. Rast i parë i mirë për Milanin.

Formacionet zyrtare:

Inter: Padeli; Godin, De Vraj, Shkrinjar; Kandreva, Vesino, Brozoviç, Barela, Jang; Sançez, Lukaku.

Milan: Donaruma; Konti, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Kastiehjo, Kesi, Benaser, Çalhanoglu; Ibrahimoviç, Rebiç.

FORMACIO

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura