Inter kërkon Kaçen, lojtari rrëfen negociatat me italianët

Jan 29, 2016 | 10:21
SHPËRNDAJE

Një tjetër shqiptar është shënjestruar nga Interi. Pas Rei Manajt dhe Fabio Sakajt, së fundmi, klubi zikaltër ka shfaqur interes për mesfushorin korçar të PAOK-ut, Ergys Kaçen.kace22-vjeçari po kalon një situatë delikate me ekipin e tij në Greqi, ku vuan mungesën e aktivizimit dhe si duket dëshiron të nisë një aventurë të re në një tjetër kampionat.

Mediat italiane dje kanë përhapur me bujë lajmin se mesfushori i talentuar i Shqipërisë mund t’iu bashkohet gjigantëve milanezë, madje disa prej tyre e kanë bërë fakt të kryer marrëveshjen.

Gjithsesi, Kaçe qëndron me këmbë në tokë dhe përpiqet që të jetë i kujdesshëm në gjithçka. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, talenti kuqezi rrëfen kontaktet me Interin dhe mundësinë e transferimit në një klub italian. Por nga ana tjetër nuk e përjashton alternativën për të qëndruar te skuadra selanikase.

“Nuk e di pse nuk po luaj, nuk e kam një përgjigje. Di të them vetëm që mosaktivizimi më penalizon edhe me kombëtaren. Menaxheri im ka kontaktuar me disa skuadra në Itali, njëra prej tyre është edhe Interi. Por thjesht kanë biseduar, asgjë tjetër”, ka deklaruar mesfushori shqiptar.

Panorama Sport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura