Inter-Dibala, zbulohen shifrat e akordit. Ja çfarë pengon zikaltrit që t’i bëjnë një ofertë zyrtare

Mar 21, 2022 | 22:39
SHPËRNDAJE

Interi është vënë në ndjekje të Paulo Dibala dhe ky nuk është më një sekret. Klubi zikaltër ndjek prej kohësh futbollistin dhe me vendimin e Juventusit për të mos rinovuar kontratën e tij, tashmë nuk ka asnjë lloj pengese për t’u ulur më konkretisht në tavolinën e bisedimeve.

dibala alegri

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, në fakt ekziston një kontakt mes palëve dhe nga klubi i qytetit të Milanos, ka edhe një ofertë, por që nuk është zyrtarizuar ende. Marota e njeh mirë argjentinasin dhe për këtë arsye i ka ofruar në parim një kontratë pesëvjeçare me 7 milionë euro neto në vit, po aq sa fitonte në klubin bardhezi.

Edhe Dibala është parimisht dakord, por oferta zyrtare vonon të arrijë dhe me sa duket, kërkon pak më shumë kohë. Për të bërë një shpenzim të tillë në bilancet e klubit, Marota duhet që më parë të rregullojë pagat e përgjithshme te zikaltrit. Ndaj për këtë arsye, po mendon të zgjidhe si fillim këto çështje para se të ketë sigurinë që mund të bindë edhe financiarisht futbollistin për projektin zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura