Inteligjenca ukrainase: Rusia po përgatit një provokim në termocentralin bërthamor të Zhaporizhzhia-s

Aug 18, 2022 | 20:56
SHPËRNDAJE

Punëtorëve në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia u është komunikuar që të mos paraqiten në punë ditën e nesërme, ka konfirmuar inteligjenca ukrainase për NBC News.

zaporizhiva

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po planifikon një “provokim”në termocentralin bërthamor, raporton skynews.

Agjencia e inteligjencës e mbrojtjes e Ukrainës tha se kishte informacione se stafi i kompanisë bërthamore ruse, Rosatom ishte larguar nga vendi dhe se objekti do të mbyllej për të gjithë, përveç stafit operativ.

Më herët, Rusia kërcënoi se do ta mbyllte objektin dhe gjithashtu pretendoi se Ukraina po planifikonte një provokim në vend – duke thënë se mund të kishte një rrjedhje të vogël rrezatimi.

Ai tha se “provokimi” u caktua pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Ukrainë.

Gjatë vizitës së mëparshme të Guterresit, bombardimet ruse goditën qytetin ku ai po qëndronte një orë pasi dha një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura