Integrimi/ Presidenti i Parlamentit Evropian vjen në Shqipëri, Soreca: Duhen bërë mirë ‘detyrat e shtëpisë’

Jan 17, 2020 | 10:39
SHPËRNDAJE

soreca

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli viziton Shqipërinë në fillim të muajit shkurt.

Lajmin e dha Ambasadori i Bashkrimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë konferencës së 16 të komisionit parlamentar për integrimin Europian.

“Për pak ditë me 3 dhe 4 shkurt Sassoli do të jetë në Tiranë. Kjo tregon se rajoni eshte ne krye te axhendes se Parlamentit Evropian. Duhen bere mire detyrat e shtepise ne rajon.

E kemi bërë shumë të qartë se angazhimi jonë mbetet i palëkundur. Liderët e BE do të diskutojnë në këshill në Mars për zgjerimin dhe më pas në samitin e Ballkanit.”

Soreca dha mesazh edhe për deputetët, kur theksoi se këta të fundit kanë rol jetik në qeveri, sa i përket zbatimit të reformave, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar. Ai tha se mund të ketë zhvillime pozitive për vendin tonë në samitin e Këshillit të BE-së, që do të mbahet në Bruksel në muajin mars.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura