Integrimi në Bashkimin Europian, Yuri Kim: Mbështesim të gjitha përpjekjet, përfshirë edhe Ballkanin e Hapur!

Sep 22, 2022 | 11:23
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka folur ditën e sotme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

juri-kim-2-770x443

Kim u shpreh se SHBA mbështet të drejtën e vendit të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe mes vetes.

Ajo theksoi se paralelisht me këtë përpjekje do të mbështetet e edhe Ballkani i Hapur për kontributin në procesin e integrimit që ndiqet nga BE.

“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vete.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konsekuente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, tha Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura