Integrimi/ Mesazhi i fortë i kryetarit të Kuvendit: BE duhet t’i lexojë qartë rreziqet që i kanosen rajonit

Jan 17, 2020 | 9:24
SHPËRNDAJE

ruci k

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dhënë një mesazh të fortë për Bashkimin Evropian nga Konferenca e Komisioneve Parlamentare, teksa tha se BE duhet ta lexojë qartë rrezikun që i kanoset rajonit ndaj edhe integrimi i tij ne kete union eshte me rendesi.

“Bashkëpunimi në afron më shumë me BE.  Nuk ka pse të konsiderohet si ‘delja e zezë’, por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por BE duhet t’i lexoje qartë rreziqet që i kanosen rajonit. Ne po e bëjmë detyrën tonë. Pas mbledhjes se tetorit, ky vendim sado i padrejtë ne nuk na ka dekurajuar por na ka shtuar përgjegjësinë e detyrimet për integrimin evropian të gjithë vendeve tona e rajonit.

Për t;iu bashkuar BE jemi të qartë se kemi ende mjaft detyra për të bërë.

BE do i bashkohemi më shpejt nëse do ndërtojmë bashkëpunim rajonal paqësor, miqësor të sinqerte, rezultativë e nëse të gjithë do shohim përpara.

Sa më shumë të forcojmë kohezionin tonë, aq më shpejt do jemi koherentë me Evropën”, tha Ruçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura