Integrimi Europian si komunikim

Sep 10, 2018 | 11:20
SHPËRNDAJE

LAVDRIM LITAlita

Reforma në sistemin e Drejtë sisë është përpjekja më madhore e dhjetëvjeçarit të fundit të komunitetit ndërkombëtar dhe vendas për t’i dhënë fund tranzicionit në jetën publike. Kjo për shkak se, reforma e drejtuar për nga sistemi ka si qëllim të thënë reformimin e organeve të drejtësisë dhe si qëllim të pathënë motivimin e shoqërisë përmes ngritjes së nivelit të mirëqeverisjes dhe rritjes së standardeve demokratike.

Reforma nisi pas marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE (2014) dhe kulmoi në ndryshimet kushtetuese të 2016- s. Votimi dhe implementimi i reformës përmes procesit të vetingut ishin dy kërkesa të lidershipit të Komisionit Europian për rekomandimin e çeljes së negociatave. Posaçërisht nga kreu i Komisionit Juncker, përfaqësuesja për politikë të Jashtme, Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Hahn, të cilët deklarojnë edhe sot se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat me BE. Rekomandimi erdhi dy herë, por çelja e negociatave u shty nga Këshilli i Europës, organi më i lartë vendimmarrës i BE.

ÇFARË NDODHI?

Qeveria shqiptare kishte kuruar vetëm lidhjet me Komisionin Europian (një organ që ka monopolin e nisjes së një akti juridik) dhe jo me Këshillin e Europës, që përbëhet nga 28 shefat e qeverive dhe shteteve të Bashkimit Europian. Akti juridik i çeljes së negociatave kërkon unanimitet. Pas marrjes së rekomandimi të dytë dhe deri më sot, qeveria shqiptare nuk ka kuruar marrëdhënien me Këshillin e Europës, dhe me anëtarët e saj më skeptikë kundrejt Shqipërisë. Skepticizmi lidhet me përmbushjen de facto e de jure të 4 kushteve të tjera të kërkuara nga Bashkimi Europian, që përveç Reformës në Drejtësi, kërkon edhe luftën kundër korrupsionit, luftën ndaj krimit të organizuar, reforma në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Mbi të gjitha, rekorde të gjurmueshme dhe të qëndrueshme.

SI MUND TË BËHET KJO?

Rekomandimi i rrjetit të profesionistëve të rinj, #ZëriIntegrimit, quhet diplomaci juNe nuk e dimë se çfarë do të gatuhet, çfarë do të pritet dhe do të shpaloset në kirurgjinë e re që do t’i bëhet Veriut të Detit Jon të Shqipërisë, por gjer sot, në studimet e Sigurisë në Forcat e Armatosura apo në Institucionet shkencore të Universiteteve dhe Instituteve përkatës, nuk ka asnjë frazë të hedhur për vlerësime gjeopolitike, gjeostrategjike, gjeologjike, detare dhe hartografike ridike. Përpos diplomacisë klasike, diplomacia juridike mund të përshkruhet si ndërveprimi dhe marrëdhëniet midis sistemit të drejtësisë sonë me sistemet e drejtësisë të vendeve të BE, duke mos qenë drejtësia një kompencë ekskluzive e BE, por konkurrente.

Diplomacia juridike është veprim bashkëpunues dhe komunikim në mesin e gjykatave kombëtare, zakonisht organet më të larta gjyqësore, drejt Acquis communautaire. Ndërveprimi i gjyqtarëve, prokurorëve vendas luajti një rol të rëndësishëm në Integrimin Europian. Diplomacia e këtij lloji të fundit nuk nënkupton që sistemi do të gjenerojë politikat autonome të marrëdhënieve të jashtme, por suporton integrimin e thellë të sistemeve.

Diplomacia juridike në kuadër të kornizës së çeljes së negociatave të manifestohet kryesisht në dy mënyra: (1) nëpërmjet dialogut dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet gjyqtarëve, prokurorëve, juristëve dhe shkolla të drejtësisë në lidhje me çështjet ligjore relevante për integrimin në BE; dhe (2) nëpërmjet veprimtarisë bashkëpunuese të Gjykatave Kushtetuese. Qasja në njohuritë dhe mirëkuptimin e duhur lehtëson proceset e integrimit.

Sine equa non për diplomacinë juridike është pasja e një Gjykate Kushtetuese funksionale (e plotësuar) dhe Gjykatës së Lartë. Nuk mund të ketë çelje negociatash të BE-së me Shqipërinë, pa pasur një Gjykatë Kushtetuese të plotësuar dhe në punë sepse garancia e së drejtës nuk ekziston, jo vetëm për qytetarët, por edhe për sigurinë juridike të kontratave të kompanive, sidozot gjermane, franceze, greke apo holandeze në vendin tonë.

Sido që të jetë, Reforma dhe procesi i vetingut pa dyshim ka ngjallur interesin e publikut të gjerë dhe është e rëndësishme për komunitetin e gjyqtarëve për një pastrim moral dhe profesional. Reforma është komunikuar deri më sot përmes politikës dhe vendimeve të komisioneve të vetingut, por nevojitet një zëdhënës i Reformës në Drejtësi, për t’i dhënë fytyrë procesit dhe rikthyer besimin te njerëzit.

Skenari më i mirë për çeljen formale të negociatave mund të jetë dhjetori i këtij viti, kur mblidhet Këshilli i Europës, ndërsa skenari më i keq, vitin e ardhshëm në qershor, kur e gjithë BE do të jetë në fazë zhvillimesh elektorale të brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura