“Ballkani i Hapur do ndihmojë të zgjidhë konfliktet”/ Rama në Asamblenë e OKB-së flet për integrimin: Jemi gati, BE të bëjë pjesën e vetë

Sep 24, 2021 | 22:32
SHPËRNDAJE

edirama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për integrimin europian.

Sipas tij, ky proces përfaqëson një spirancë për të ardhmen e Shqipërisë. Kreu i qeverisë tha se po pritet mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Procesi i Integrimit Europian përfaqëson një spirancë për të ardhmen e Shqipërisë dhe ne mezi presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare në përputhje me vendimin e mëparshëm. E kam thënë në Tiranë, dhe Bruksel e dua ta përsëris këtu. Shqipëria ka kohë që është gati, ajo pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi europian është një aspiratë mbarërajonale. Do të transforte rrënjësisht rajonin. Po punojmë për të zbatuar 4 liritë themelore të BE-së përmes nismës Ballkani i Hapur. Është shenja e procesit të zotërimit si rajon. Do të rrisë punësimin në rajon, do ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve. Historia e OKB-së është historia e një zhvillimi të pandërprerë. Kjo Asamble nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, republikën e KOsovës” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se vendi ynë do të angazhohet për të forcuar përpjekjet e saj për paqen.

“Pabarazia në qasjen në vaksina ka nxjerrë për një qasje të ndryshme për nismat globale. Kjo është arsyeja që jemi avokatë të bashkëpunimit ndërkombëtar. Duhet të qëndrojmë sëbashku për të qëndruar kundër një izolacionizëm. Personat e pavaksinuar paraqesin rrezik për bartjen e nëjë virusi. Eksperienca e gjatë e OKB-së, n aka mësuar se sfidat ndaj paqes kërkojnë kontributin e të gjithëve. OKB mbeten guri i themelit i rendit botëror, me përpjekjet e gjithë sistemit, njerëzimi ka bërë përpara në sigurimin. Bashkëqytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. Le t’i kujtojmë vetes që e ardhmja e njerëzimit ka të bëjë me mënyrën se si ne sillemi në të tashmen. Nuk mund të lejojmë të humbim besimin në sistemin shumëpalësh. Nuk duhet ta braktisin. Ndajmë shqetësimet e sekretariatit të OKB-së për sigurinë e shteteve. Saktësisht, Shqipëria kryesoi me sukses OSBE-në në 2020, në përpjekje për të vendosur paqen. KJëshilli ministerial ra dakord për disa marrëveshje. Ndryshimi i klimës është një prioritet. Nuk duam të përjetojmë fatkeqësi të tjera natyrore. Të bindur për urgjencën, uljen e çlirimit të gazeve serë, në korrik të 2019, Shqipëria kishte një strategji për ndryshimin e klimës me veprime politike” – tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura