Integrimi/ Ambasadori Soreca kujton pranverën dhe bën thirrjen e fortë: Nuk kanë mbetur shumë kohë, do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej tek…

Jan 20, 2020 | 11:26
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i ka bërë apel politikës shqiptare të bëjë gjithçka deri në pranverë, kohë kur do mbahet samiti i radhës në Zagreb për hapjen e negociatave.

soreca

I pranishem në ceremoninë për marrjen e presidencës nga Kroacia, ambasadori leshoi mesazhin se duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëri për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve.

 

 

 

“Duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve. Kjo është çështje kyçe thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë. Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit.

Për Shqipërinë, presidenca juaj do të jetë kyçe dhe vendimtare. Pas samitit të Zagrebit, Komisioni do të miratojë raportin e saj vjetor dhe përparësia për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet e mëtejshme që duhen arritur për ti bindur të gjitha shtetet anëtare që do të thotë përqendrimi tek dhënia e rezultateve për reforma. Në agjendën e integrimit në BE në krye të saj duhet të jenë vazhdimësia e ngritjes së institucioneve kyçe të reja gjyqësore, por ashtu edhe Gjykata Kushtetuese, plotësisht funksionale, miratimi i ligjeve në lidhje me mbrojtjen e pakicave dhe plotësimi i reformës zgjedhore bashkë me rekomandimet e OSB/ODIHR”, tha Soreca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura