Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kontroll në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit

Jan 27, 2022 | 11:24
SHPËRNDAJE

Inspektoriati Ndërtimor dhe efektivët e Policisë Bashkiake kanë zbarkuar ditën e enjte në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Inspektimet ne terren fshf

Mësohet se policia Bashkiake po ushtron kontrolle në ambientet e FSHF-së. Kujtojmë që kjo situatë vjen pasi prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal ndaj presidentit të Federatës së Futbollit Armand Duka, lidhur me administrimin e një fondi prej 1.3 milion eurosh që UEFA ia ka kaluar asaj për llogari të Klubit të futbollit të Tiranës.

Prokuroria ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe Vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës ndaj Dukës.

Pak ditë më parë kontrolle të inspektorëve të Tatimeve ka pasur edhe në bizneset e familjes Duka në Durrës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj sqaroi se këto kontrolle kanë qenë rastësi me situatën e krijuar në FSHF, por theksoi se për bizneset e familjes Duka ka pasur denoncime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura