Inspektoriatet, juristi i IQ: Kalimi i projektligjit, detyrim i qeverisë i marrë në Samitin e Londrës

Nov 6, 2019 | 21:13
SHPËRNDAJE

Edvin Bica, përgjegjës i Sektorit Juridik në Inspektoriatin Qendror i ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ka folur për problemet që hasin inspektorët dhe për projektligjin e ri për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. Bica tha se Inspektoriatet janë të shumta në numër, por puna e tyre është përmirësuar, duke sjell ulje të rasteve të korrupsionit.edd3ca42-bc4b-4f44-ac68-b773659126a2

“Inspektimet sot bëhen online, me tablet, ndryshe nga se bëheshin më parë me laptopë dhe blloqe, inspektimet e planifikuara ulen korrupsionin. Praktika që zhvillohet në Shqipëri, me tableta, lista janë çertifikuar nga organizma ndërkombëtar. Sandër Lleshaj ndante të njëjtat mendime, se inspektoriatet ishin të shumta në numër dhe më 1 shkurt Shkëlqim Hajdari nënshkroi marrëveshje, që u mor asistencë për ndryshim, për të ngritur sistemin e karrierës dhe trupave inspektuese”-tha Bica.

Bica u shpreh se ka patur sugjerime nga aktorë kombëtarë e ndërkombëtarë, për të cilën është reflektuar dhe bashkëpunuar me RIA.

“Patëm bashkëpunim me RIA, respektuam ligjin dhe afatet, i publikuam në Faqen Zyrtare, ka patur shumë komente nga biznesi, konsumatori për kalimin e projektligjit.
Është detyrim i qeverisë i marrë në Samitin e Londres, disa inspektoriate i kemi nëpunës me kod pune dhe disa me status të nëpunësit civil”-tha Edvin Bica.
Sakaq për Edvin Bicën problem shqetësues mbeten pagat e ulëta të inspektorëve dhe kushtet e vështira të punës, teksa theksoi se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kryenin inspektime si Shqipëria.

“Brenda vitit 2018, janë bërë 78 mijë inspektime online. Problem janë pagat e ulëta të inspektorëve dhe kushtet e punës, ndërsa procedura e inspektimit është më e lartë se e vendeve të BE. Pagat e larta, drejt asaj rruge jemi, kemi besim te kryeministri Rama.
Gjatë muajit shtator-tetor, u ftua një delegacion dhe u pa që asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kryenin inspektimin si në Shqipëri. Në Sarajevë, i kryenin inspektimet me laptop, blloqe, por sistemin e karrierës e kishin të mirëorganizuar”-tha Bica.
Bica dha lajmin që më 13 dhjetor, mblidhet konferenca e inspektoriatave të Ballkanit Perëndimor./Balkanweb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura