“Inspektorë amerikanë po trajnojnë terroristë në Siri”, Moska lëshon akuza të forta drejt SHBA-ve

Dec 17, 2017 | 8:54
SHPËRNDAJE

Akuzat ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës të lëshuara nga Moska vijonë të jetë të forta. Në një deklaratë së fundmi ministria e mbrojtjes në Rusi ka deklaruar se SHBA-të po trajnojnë terroristë në Siri, me qëllimin për të rrëzuar presidentin Bashar Al Asad nga pushteti.

6_7782315

“Instruktorë amerikanë po trajnojnë luftëtarë të Isis në Siri” është shkruar në deklaratën e lëshuar për mediat vendase nga ministria e mbrojtjes.

Qendra ruse për pajtimin e palëve në Siri në kampin e refugjatëve Al Hasakah pretendon se ka provat për këto akuza. Sipas akuzave të Rusisë, koaliciomi nmdërkombtar nën drejtimin e shteteve të bashkuara të amerikës nuk ka hequr dorë nga objektivi për të rrëzuar nga pushteti presidentin sirian Asad.

Dhe pikërisht me këtë synim po trajnon në kampin e refugjatëve në verilindje të vendit, njësitë e reja të militantëve nën siglën e ushtrisë së re siriane që më pas do të transferohen në zona të tjera të Sirisë ku do të luftojnë ndaj forcave të qeverisë.

Mes këtyre militantëve ka 750 terroristë, 400 prej të cilëve pjesë e DAESH që janë larguar nga Raka në muajin tetor me ndihmën e shteteve të bashkuara të amerikës.

Sipas refugjatëve që rikthehen në shtëpi, koalicioni ndërkombëtar përdor këtë kamp prej gjashtë muajsh si një bazë trajnimi për militantët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura