“Inskenon biseda me drejtuesit e qarqeve”- Basha: Rama në subkoshiencën e tij mbetet ‘babloku i Dibrës’. Ka thënë të hiqen nga puna…

Apr 6, 2021 | 21:45
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha i quan inskenime politike bisedat që kryeministri Edi Rama bën me drejtuesit e qarqeve, ndërsa është duke udhëtuar me makinë.

lulzim basha 1

I ftuar në emisionin “Përballë”, Basha u shpreh se Rama në subkoshiencën e tij mbetet ‘babloku i Dibrës’, pasi sipas tij, kryeministri ka thënë që infermierët dhe mësuesit o të votojnë për PS ose të hiqen nga puna.

Basha i ka kërkuar të gjithë mësuesve dhe infermierëve që ta injorojnë Ramën dhe deklaratën e tij, pasi në 25 prill vota e tyre do të ndëshkojë Kryeministrin dhe jo e kundërta.

Sa mandate merr PD?

Basha: Loja e mandateve është e të dëshpëruarve. PS do ti humbasë thellë këto zgjedhjeve. Ky nuk është faji i socialistëve të thjeshtë por i kupolës së PS-së.

Qytetarët shqiptarë do votojnë masivisht për ndryshimin. Dalja masive e shqiptarëve për të votuar është detyrë dhe e drejtë e tyre.

Është bërë kaq qesharak dhe ka filluar dhe inskenon biseda me drejtuesit që ka në qarqe. Ka thënë infermierët dhe mësuesit o të votojnë për PS ose të hiqen nga puna. Në subkoshiencën e tij ai mbetet ‘babloku i Dibrës’. Por në këtë rast nuk i funksionon më.

Dua t’i shoh në sy të gjithë ata mësues e infermierë dhe t’ju them që ju që punoni në kushte të vështira nuk keni pse të frikësoheni. Ndryshimi do të jetë pozitiv për ju dhe ky që ju dërgon mesazhe mos votoni ndryshimin se do ta pësoni është ai që do ta pësojë nga vota juaj.

Ne me planin tonë do të bëjmë të mundur që paratë që ky ja jep miqve të vet, do të rrisim pagat tuaja dhe do të përmirësojmë kushtet në çdo fushë të jetës. Prandaj injorojeni.

LEXO EDHE: 

VIDEO/ “Këta malukatët po na sabotojnë”- Rama paralajmëron mësuesit dhe infermierët: Duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikin…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura