Inskenoi rrëmbimin, 26-vjeçarja gjendet në Elbasan. Nëna e dy fëmijëve kishte nisur jetë të re me të dashurin emigrant

Nov 28, 2021 | 8:24
SHPËRNDAJE

Një 26-vjeçare, nënë e dy fëmijëve që e denoncoi i vëllai të zhdukur prej një jave, është gjetur në Labinot Katund të Elbasanit. Sipas korespondentit të Panorama, aty ajo kishte nisur një jetë të re me një djalë.


Mësohet se e reja kishte shkuar të jetonte me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, me prindërit e tij.

Ndërkohë që familja e djalit, meson “Panorama”, është çuditur kur policia ka shkuar për të kërkuar nënën e dy fëmijëve.

Policia e ka shoqëruar në Komisariat 26-vjeçaren, ku është marrë në pyetje dhe ajo ka deklaruar:

“Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë. Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika”.

Ndërkohë policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve ka rezultuar se 26-vjeçarja ka shkuar në spitalin e Elbasanit dhe mjekët kanë thënë se vajza është paraqitur me kriza nervore dhe i kanë bërë qetësues.

Mesohet se Policia ka nisur ndaj saj procedi penal për ‘braktisje të fëmijëve’.

“Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk ndahem prej tij”, ka kembengulur ajo, raporton korespondenti i “Panorama”.

Kujtojme qe vellai i te rese ne denoncimin e tij mediatik tha se 26-vjeçarja kishte derguar foto nga spitali tek kusherira e saj, madje duke i thene se e kane rrembyer.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26-vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.

Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.

Materialet i kaluan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura