Inovacioni në Shqipëri, eksperti i teknologjisë leksion te “Luarasi”

Nov 21, 2018 | 8:57
SHPËRNDAJE

Të rinjtë që sapo ia kanë besuar studimet e tyre Universitetit “Luarasi” në degët që ofron fakulteti më i ri, ai i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, janë konkurrues të denjë në tregun e punës, në të nesërmen e afërt.

3

Përpos dijeve në auditorë, studentët e vitit të parë kanë nisur përthithjen e praktikës më të mirë, atë të mësimit përmes shembujve konkretë e leksioneve nga personalitete që kanë bërë emër në teknologji. Një ditë më parë, “Luarasi” priti në një leksion të hapur ekspertin e teknologjisë, Besmir Semanaj.

Menaxheri i një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në vend iu ka treguar studentëve çelësin e sekretit për t’u bërë ekspertë të mirë në fushën e tyre. I kënaqur për interesin e shprehur nga ana e studentëve, Semanaj vlerësoi formulën që përdor Universiteti “Luarasi” për formimin e studentëve, ndërthurjen e teorisë me praktikën, ndërsa garantoi që këta të rinj janë gati në të nesërmen e afërt për t’u futur në tregun e punës që i kërkon gjithnjë e më tepër.

Eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, dje te “Luarasi”
Eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, dje te “Luarasi”

“Sot në Shqipëri ka jashtëzakonisht nevojë për inxhinierë të teknologjisë së informacionit, duke filluar nga kompania ku unë punoj e të gjitha kompanitë. Kam shumë shokë e miq që kërkojnë referenca për persona të aftë për tregun e punës. Takimi me studentë e staf akademik kaq të mrekullueshëm siç ka “Luarasi”, me të vërtetë ishte një kënaqësi. Çdo gjë shkoi jashtëzakonisht mirë. Studentët ishin shumë të interesuar, çka tregon se me të vërtetë janë studentë që mendojnë për të ardhmen dhe kanë përzgjedhur këtë universitet që të dalin dikushi në jetë në të nesërmen e afërt. Më bëhet qejfi që ka universitete të tilla, të cilat jo thjesht pranojnë studentë, iu shpjegojnë kurrikulat e miratuara, por përpiqen të zgjerojnë horizontin e tyre me praktika të tilla”, nënvizoi eksperti i TIK-ut në Shqipëri. I pranishëm në leksionin me studentët ishte dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në “Luarasi”, Indrit Baholli.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit
Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit

Ky i fundit vuri në dukje se ftesat e ekspertëve të tillë vendës, por edhe të huaj, do të jenë pjesë e mësimeve përgjatë gjithë vitit akademik. “Leksioni pati goxha interes nga ana e studentëve, pasi pashë pritshmëritë e tyre në fund. Ne si Fakultet i Inxhinierisë së Informacionit dhe Inovacionit do të vijojmë më tej, pasi i shohim me shumë vlerë këto lloj leksionesh që kombinojnë dijen e marrë në librat më të mirë me praktikën”, deklaroi Baholli, sipas të cilit është shumë e rëndësishme që studentët të prekin e dëgjojnë nga afër se çfarë ndodh në praktikë, me qëllim që të përgatiten më mirë për tregun e punës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura