Injoron tifozët, trajneri Ahmataj bën “autogol” që në start

Nov 2, 2019 | 13:45
SHPËRNDAJE

Tirana ndryshoi trajnerin për një impuls të ri, por nuk heq dorë nga veset e vjetra. Çuditërisht, klubi me më shumë tituj në Shqipëri ka vendosur të injorojë tifozët e vet. Trajneri Ahmataj nuk ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Teutën, ashtu sikundër ndodh në çdo klub normal.

julian ahmataj

Natyrisht, dalja e tij para mediave nuk garanton as sukses në ndeshjen e radhës dhe nuk ndjell as ters për një humbje, por është detyrimi i një klubi kundrejt opinionit publik për të respektuar disa rregulla bazë. Është detyrimi i një marke të rëndësishme të futbollit shqiptar kundrejt atyre që e mbështesin dhe blejnë biletën për të shkuar në stadium.

Tifozet Tirana

Halili ndoshta nuk i kushton rëndësi këtij detaji, por është i vetmi president në Shqipëri që shpenzon pa masë dhe në fund dikush aty brenda krijon situata që i cenojnë raportin me tifozët dhe imazhin e klubit. Dikush duhet t’u thotë zyrtarëve të klubit se Ahmatajn nuk e kanë “vjedhur” diku dhe kanë turp ta nxjerrin para mediave… Përkundrazi, Ahmataj është trajneri i klubit më të madh në Shqipëri dhe serioziteti duhet të jetë edhe në detaje të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura