“Injoranca në Partinë e Punës”, studiuesi publikon shifrat: 77% e anëtarëve ishin me arsim fillor

Apr 23, 2018 | 19:08
SHPËRNDAJE

Studiuesi Kastriot Dervishi  ka publikuar sot disa shifra tregon arsimin e anëtarëve të partisë së punës.

Sipas fotos dhe asaj që ai shkruan, rezulton se 77% e anëtarëve saj janë me arsim fillor, ndërsa vetëm 7% janë më arsim të mesëm.

kastriot dervishi

Postimi i plotë

1952/Partia e Punës, parti injorantësh

Pasi ju kam bërë të ditur ditë më parë përbërjen e Partisë së Punës në vitin 1948, sot po ju bëj të njohura të dhënat e kësaj partie të paraqitura në kongresin e dytë të saj në mars-prill 1952. Këtë kohë partia kishte një anëtarësi prej 29.932 anëtarësh. 77% e partisë ishte me arsim fillor ose të pambaruar fillor. Më pak se 7% e anëtarëve ishte me arsim të mesëm. Përllogaritej se mbi 90% e anëtarësisë ishte e papërshtatshme nga niveli arsimor dhe kulturor. Shifrat e mëposhtme u bënë të njohura nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Enver Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura