Ingrit Gjoni, një “Mbretëreshë” me taka në rërë

Nov 3, 2014 | 13:28
SHPËRNDAJE

Ingrit Gjoni ka vetëm pak ditë që ka publikuar videon e këngës së saj të re, “Mbretëreshë”.
Se sa shfaqet si mbretëreshë Ingriti në këtë këngë me video, kjo në fakt lë për të dyshuar dhe për t’u gjykuar, së pari nga vetë publiku. Një video e bërë në shkretëtirë, ashtu si dikur në vitet ’90 dhe një ecje e kërcim mbi taka në rërë!
Ingrit Gjoni shfaqet në duet në këtë video-dance me Gjeto Lucën, veshur me rroba të bardha, të cilave duket që nuk i është vënë hekur sipër dhe ngjitur në majë të shkëmbit!
E veshur me kostum pas trupit dhe duke kërcyer “dance” nën hënë, “performanca” e Gjonit plotësohet akoma më tej edhe nga interpretimi përkrah balerinave. Vetëm pak më parë, Ingrit Gjoni ka hedhur në treg nga “dailymotion” edhe një duet të sajin (i pari në radhë) me të motrën, Inis Gjoni. Ndërkohë që nëpër festa apo mbrëmje të ndryshme ajo shfaqet shpesh përkrah mikes së saj, Çiljeta Xhilaga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura