Infermierja shtatzënë vdes nga koronvirusi, foshnja sillet në jetë me sukses

Apr 16, 2020 | 10:34
SHPËRNDAJE

Foshnja e një infermierje 28-vjeçare që vdiq nga koronavirusi është sjellë në jetë me sukses.

Mary Agyeiwaa Agyapong punoi për 5 vite në spitalin Luton and Dunstable University Hospital ku edhe vdiq të dielën.

“Fëmija e infermierës është mirë”- tha nëj zëdhënëse e spitalit.

Agyapong u shtrua në spital më 7 prill, pasi rezultoi pozitive me Covid-19 dy ditë më parë.

“Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e Mary-s. Ishte një infermiere fantastike dhe një shembull i shkëlqyer i asaj që duam,”- u shpreh drejtori i spitalit David Carter.

Bashkëshorti i Agyapong aktualisht është vetizoluar dhe është testuar për Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura