Infermierja e Kirurgjisë në Berat u infektua me COVID-19, del rezultati i 90 testimeve të kryera një ditë më parë

May 16, 2020 | 9:43
SHPËRNDAJE

Pas daljes pozitive me koronavirus të një infermiereje në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Beratit, të gjithë mjekët, infermierët dhe sanitarët ju nënshtruan ditën e djeshme testimit.

Spitali-Berat-676x450

Këtij testimi iu nënshtruan edhe personat e kontaktit të familjarëve të tjerë të punonjëses së bashkisë, vëllait dhe motrës së saj, që rezultuan pozitivë me COVID-19. Nga 90 testime të kryera në total një ditë më parë, lajmi i mirë ka mbërritur këtë të shtunë në Berat.

Të gjitha testet e kryera rezultuan negativë. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, rezultatet e sotme janë inkurajuese për mbylljen e qarkut të infektimeve në këtë qytet dhe mospërhapjen e mëtejshme të rasteve të reja. Berati mbetet në kuotat e10 rasteve të prekur me Covid-19, të gjithë të regjistruar vetëm këtë javë/ BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura