“Infermieres me simptoma nuk i bëhet tamponi, i thuhet se…”- Bardh Spahia akuza Manastirliut: Po e rrisni vetë zinxhirin e infeksioneve

Jul 8, 2020 | 14:51
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka denoncuar rastin e një infermierje në Shkodër, të cilës nuk i bëhet tamponi për koronavirus, pavarësisht se ka simptoma të sëmundjes.

Me një shënim në facebook, Spahia thotë se infermieres së patologjisë i thuhet se nuk mund t’i bëhet tamponi, pasi  Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë në tillë në ditë.

bardhspahia

Spahia hedh akuza në drejtim të Manastirliut, ndërsa i thotë: “po e rrisni vetë zinxhirin e infeksioneve”.

Nëse keni teste siç thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla çdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet çdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide?”, shkruan ai mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Rasti i infermieres së patologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, po zbulon gënjeshtrën e madhe të Ogertës, e cila thotë se ka mjaftueshëm teste në dispozicion për rastet e dyshuara me Covid-19.  Nëse keni siguruar furnizime testesh, atëherë si ka mundësi që cdo ditë ka denoncime nga personeli shëndetësor se nuk u bëhen tamponë kur i kërkojnë? Si ka mundësi p.sh. që infermieres së patologjisë së Shkodrës, që vijon të ketë simptoma, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë????

Si ka mundësi që puna vijon normalisht për kolegët e saj e askush nuk merr mundimin t’i testojë, ndërsa cdo ditë presin e përcjellin pacientë?

A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë?

Nëse keni teste sic thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet cdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide????

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura