Infektohet me koronavirus punonjësja e Drejtorisë Rajonale Korçë, izolohet i gjithë stafi

Mar 24, 2020 | 12:59
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Rajonale Korçë është jofunksionale për shkak të vetëizolimit të punonjësve të saj, pasi një pjesëtare e personelit ka rezultuar e infketuar me koronavirus.

korce

“Panorma Online” mëson se stafi është mbylluar që ditën e djeshme, ndërsa punonjësja që rezultoi pozitive me COVID-19 ishte infektuar nga një i afërm i saj.

NJOFTIM NGA KORÇA

Të nderuar qytetarë, me keqardhje ju njoftojmë se një prej familjarëve të një prej punonjëseve të Drejtorisë Rajonale Korçë, pas egzaminimit rezultoi pozitive në testin evirusit COVI-19. Në zbatim të protokolleve mjekësore të miratuara, testit ju nënshtruan edhe familjarët e qytetarit në fjalë, përfshirë dhe punonjësen tonë. Meqenëse edhe ajo rezultoi pozitive në këtë test, aktualisht i është nënshtruar procedurës mjekësore të vetëizolimit në familje.

Nga ana jonë, në zbatim të protokolleve mjekësore, u mor vendimi për t’ia nënshtruar vetëizolimit të gjithë punonjësit e asaj Drejtorie Rajonale, gjë e cila ka filluar të aplikohet që prej ditës së djeshme.

Për këtë arsye nga dita e sotme dhe deri në një njoftim të dytë, Drejtoria Rajonale Korçë do të jetë jofunksionale.

Do të jemi vazhdimisht në kontakt me strukturat përgjegjëse shëndetësore, për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të stafit.

Duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve, bashkarisht i urojmë punonjëses tonë shërim të shpejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura