Infektimi me linë e majmunit, autoritetet shëndetësore rekomandojnë të bëni këtë veprim menjëherë

May 28, 2022 | 8:45
SHPËRNDAJE

Pacientët e diagnostikuar me linë e majmunëve duhet të shmangin çdo kontakt me kafshët shtëpiake për 21 ditë. Kështu ka këshilluar së fundmi Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), raporton BBC.

_124923874_gettyimages-169837234

Deri më tani, 106 persona në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar si të infektuar me virusin.

Sipas studiuesve, disa lloj brejtësish mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj sëmundjes dhe shqetësimi është se mund të përhapet në popullatën e kafshëve.

Qeveria tha se deri më tani nuk është zbuluar asnjë rast infektimi tek kafshët shtëpiake dhe rreziku është ende i ulët.

“Shqetësimi është se virusi mund të futet në mesin e kafshëve shtëpiake dhe kjo do sjellë një ping-pong infektimesh mes tyre dhe njerëzve,” tha Prof Lawrence Young, një virolog në Universitetin e Warwick.

Udhëzimi nga UKHSA dhe autoritete të tjera shëndetësore rekomandojnë që derrat, minjtë dhe brejtësit e tjerë të hiqen nga shtëpia e dikujt të infektuar me linë e majmunit për 21 ditë dhe të testohen për sëmundjen.

Sipas të dhënave, mendohet se janë dy milionë familje në Mbretërinë e Bashkuar që kanë një lloj brejtësi si kafshë shtëpiake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura