Infeksioni i veshkave, shenjat dhe mjekimi

SHPËRNDAJE

Infeksioni i veshkave është një lloj infeksioni i traktit urinar që zakonisht fillon në uretrën ose fshikëzën tuaj dhe udhëton në njërën ose të dy veshkat tuaja.

1529924415_veshkat

Nëse nuk mjekohet si duhet, një infeksion i veshkave mund të dëmtojë përgjithmonë veshkat tuaja ose bakteret mund të përhapen në gjak dhe të shkaktojnë një infeksion kërcënues për jetën. Antibiotikët janë linja e parë e trajtimit për infeksionet e veshkave.

Ilaçet dhe koha e përdorimit varen nga shëndeti juaj dhe bakteret që gjenden në testet tuaja të urinës.

Zakonisht, shenjat dhe simptomat e një infeksioni në veshka fillojnë të largohen brenda disa ditëve të trajtimit. Por mund t’ju duhet të vazhdoni antibiotikët për një javë ose më gjatë.

Mjeku juaj mund të rekomandojë një anal- izë të përsëritur të urinës për të siguruar që infeksioni të jetë larguar. Nëse infeksioni është ende i pranishëm, atëherë këshillohuni sërish me mjekun për të ndryshuar skemën e mjekimit.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.