Infeksionet mbeten në nivele alarmante në Maqedoninë e Veriut, 2733 raste janë aktive me COVID-19. Shkupi, zona e kuqe

Jun 19, 2020 | 20:19
SHPËRNDAJE

Numri i infeksioneve në Maqedoninë e Veriut vijon gtë mbetet në nivele alarmante. Referuar përditësimit të fundit të të dhënave bëhet e ditur se në 24 orë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 156 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 4820.

pozitive

QYTETE/RASTE

Shkup- 100; Tetovë-19; Kumanovë 11; Shtip-6; Veles-6; Koçan-3; Strugë-2; Manastir-1; Dibër-1; Prilep-1;
Ohër-1; Kavadar-1; Gostivar-1; Gjevgjeli-1; Kratovë-1; Sveti Nikollë-1

Gjatë natës së kaluar janë regjistruar edhe 6 viktima, 4 në Shkup dhe 2 në Tetovë, që e çojnë numrin e vdekjeve nga virusi në 222. Mosha e gjashtë viktimave është nga 70 deri 76 vjeç. Ndërsa 27 pacientë janë shëruar, kurse për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 2733 raste aktive me koronavirus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura