Infeksion nga këpucët, mbysni kërpudhat në gishta me këtë metodë

May 6, 2018 | 9:31
SHPËRNDAJE

Infeksioni fungal në lëkurën e këmbëve shfaqet zakonisht për shkak të kërpudhave ‘trichophyton’, që njihen si shkaktarë kryesorë të këtyre problemeve.

Kjo e bën lëkurën tuaj të irritohet dhe të jetë e kuqe, të ketë kruarje të vazhdueshme dhe të plasaritet.

Normalisht, ky problem nuk është serioz, por ende duhet të trajtohet në mënyrë që të ndaloni përhapjen e saj në pjesë të tjera të trupit.

onychomycosis with fungal nail infection
onychomycosis with fungal nail infection

Ky infeksion përhapet lehtësisht thjesht nga kruarje të lëkurës së infektuar dhe pastaj prek pjesë të tjera të trupit.

Përveçse nga një pjesë e trupit në një tjetër, ky infeksion i këmbëve mund të transmetohet nga një person te tjetri.

Ai është ngjitës dhe përhapet me lehtësi në vende të lagështa, duke përfshirë edhe dhomat e palestrave, dollapet me kyç dhe pishina.

HUDHËR
Hudhra njihet për vetitë e saj antifungale dhe antibakteriale, që do të thotë se ajo është shumë efikase kur bëhet fjalë për të shkatërruar bakteret që shkaktojnë këtë infeksion.

Merrni pesë thelpi hudhër, pastaj qërojini dhe shtypini.

Aplikoni hudhrën direkt mbi vendin e infektuar.

Merrni një garzë sterile/ nape dhe vendoseni për të mbuluar dhe fiksuar hudhrën.

Lëreni atë për disa orë.

Hiqeni hudhrën e aplikuar dhe 20 minuta më pas, përsëriteni trajtimin.

Bëjeni këtë tri herë në ditë për një muaj.

Zgjateni edhe 15 ditë të tjera, nëse shikoni se ka ende nevojë dhe pasi të keni mbaruar trajtimin, infeksioni do të jetë zhdukur krejtësisht./Supershendeti/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura